Sapo merr detyrën Presidenti Trump firmos shkarkimin 80 ambasadorëve
Pak pasi Donald Trump u vendos në zyrë si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, të gjithë ambasadorët nëpër botë u pushuan dhe nuk ka asnjë ambasador konkret që mund ta bëjë zëvendësimin.
Trump kishte kërkuar që çdo ambasador i SHBA-së në të gjitha vendet e botës, të cilët ishin emëruar nga ish-Presidenti Barack Obama, të largoheshin nga zyrat e tyre nga mesdita e 20 janarit.
Ekipi i tij i tranzicionit kishte thënë më 23 dhjetor se nuk do të ketë “përjashtime” për ambasadorët që kërkojnë të zgjasin postet e tyre pas ditës së Inaugurimit, në kontrast me presidentët e tjerë, madje edhe për ambasadorët që kanë fëmijë të vegjël, transmeton Gazeta Express.
Është politikë e përbashkët, megjithatë, që ambasadorët e emëruar politikisht të japin dorëheqjen në fillim të administratës së re. Është më pak e zakonshme që të mos ketë asnjë zëvendësim në pritje.
Kështu, deri në 80 ambasadorë janë shkarkuar në të njëjtën kohë. Ky veprim kërcënon lënien e shumë vendeve pa të dërguar të Senatit për muaj të tërë – madje edhe në disa vende me të cilat SHBA-të kanë marrëdhënie të ndjeshme.
Kabineti me të cilin do të punojë Donald Trump
Të premten në mesditë, administrata e Barack Obamas kreu punën e saj derisa ajo e Trumpit filloi. Por derisa emëronte kabinetin e tij, postimet e Trumpit në Twitter dhe me aksionet e tij të tjera Trump dëshmoi se do të jetë president shumë më ndryshme se cilido tjetër para tij që mbajti këtë post.
E kjo për më tepër, siç shkruan Forbes do të jetë sfidë edhe për gazetarët që do ta mbulojnë atë ngase do të duhej që gazetari të ketë kombinim të biznesmenit, politikanit, ligjvënësit e gazetarit hulumtues nëse vërtet do të ballafaqohet siç duhet me këtë situatë.
Por administrata e Trumpit padyshim se do të ofrojë shumë material për cilindo gazetar sidomos ata që duan të gërmojnë më shumë.
Kështu ishte rasti me të nominuarit e tij për sekretare të Arsimit, Betsy DeVos dhe Rex Tillerson, i nominuar për sekretar të shtetit.
Në anën tjetër Politico ka raportuar se Trump ka bërë vetëm 28 emërime nga 690 pozitat e rëndësishme që kërkojnë konfirmimin e Senatit, raporton KTV.
Ndërkaq për administratën e re është tipike të mos jetë e formuar menjëherë, ngase sekretarët e emëruar duan që përpilojnë vet ekipin. Sidoqoftë, seancat dëgjimore në Senat që do të vazhdojnë akoma, do të ofrojnë mundësi që të dihet më shumë për të nominuarit, filozofitw e tyre dhe mund të japin ide se si administrata do t’u qaset çështjeve të interesit, biznesit dhe politikës.
Sipas gazetës The New York Times, kabineti i Trumpit do të përfshijë tre miliarder, pesë ish-shefa ekzekutiv dhe disa prej liderëve më të suksesshëm të botës së biznesit. Kabinetet e shkuara amerikane kryesisht plotësonin njerëzit, por drejtorët e miliarderët janë mësuar të japin urdhra dhe të shohin se si punët përfundojnë shpejtë.
Sidoqoftë, për të përfunduar sa më shpejtë çështjen e transicionit zëdhënësi i Trumpit të enjten ka njoftuar se presidenti kërkoi nga së paku 50 punëtorë qeveritarë në poste kritike që të qëndrojnë në administratën e tij, përfshirë zëvendësin e sekretarit të mbrojtjes, Robert Work dhe Brett McGurk si i dërguar amerikan për luftimin e ISIS-it.
Zëdhënësi i Trumpit në këtë konferencë, ka akuzuar demokratët në Senat për zbatim të taktikave të ngadalta sa i përket çështjes së konfirmimit të të nominuarve të presidentit për administratën e re.
Sido që të jetë, të nominuarit e Trumpit e kanë një gjë të përbashkët, të gjitha janë figura kundërthënëse:
Jeff Sessions, i nominuar për prokuror të përgjithshëm. Senatori nga Alabama përkrah ligjet e rrepta për imigrim dhe masa të ashpra për krime. Ai do të jetë përgjegjës për rendin e ligjin të Trumpit, platformë e cila mund të ndryshojë ligjet aktuale civile.
John F. Kelly, sekretar i sigurisë. Nëse Trumpi mban premtimin e tij që të dëbojë imigrantët ilegalë dhe të ndërtojë murin në kufi me Meksikën, këtë urdhër do ta zbatojë ish-gjenerali i Marinës.
Rex Tillerson, sekretar i shtetit. Ish-drejtori i kompanisë Exxon Mobil do të jetë përgjegjës për globalizmin që ishte në fokus të administratës së shkuar e që Trumpi premtoi se do ta shpërbëjë. Gjatë marrjes në pyetje në Senat, muhabeti u soll kryesisht rreth Rusisë me të cilën Tillerson ka raporte të mira. Por ai shprehi rezervat e tij sa i përket ngrohjes globale derisa tha se nuk e konsideron si kërcënim urgjent.
James N. Mattis, sekretar i Mbrojtjes. Gjenerali i pensionuar do të formsojë luftën kundër ISIS-it derisa do të përcjellë ushtrinë në përpjekjet e saj që të zbatojë dy iniciativa të Obamas, përfshirjen e grave në luftëra dhe lejimin e trans-gjinorëve që të shpërbejnë në ushtri. Për dallim nga Trumpi, Mattis tha në Senat se duhet kushtuar shumë rëndësi NATO’s e për Rusinë pati qëndrime më të ashpra.
Mike Pompeo, Drejtori i CIA’s. Përfaqësuesi nga Kansasi dhe ish-oficer i ushtrisë do të duhej të vendosë nëse do të zhbëjë planin e ri për modernizimin e agjencisë dhe si të veprojë nëse Trump urdhëron zbatimin e taktikave të ashpra të marrjes në pyetje. Ai tha se nga posti i shefit të CIA-s ai do të kërkojë llogari për ndërhyrjen e rusëve në zgjedhjet presidenciale.
Jared Kushner, këshilltar i lartë i presidentit. Dhëndëri i Trumpit dhe biznesmeni nga Nju Jorku është emëruar për këtë post derisa pritët të shihet nëse emërimi i tij mund të testojë ligjet kundër nepotizmit.
Kellyanne Conway, këshilltare. Conway ishte menaxhere e fushatës së Trumpit, bashkëpunëtore e afërt dhe zëdhënëse. Ajo kishte shumë përkrahje gjatë fushatës dhe mund të mbështetet në aftësitë e saj derisa të ndihmojë presidentin në zbatimin e agjendës.
Stephen K. Bannon, shef i strategjisë. Figurë kundërthënëse dhe drejtor i ueb-faqes majtiste Breitbart News, është kritikuar ashpër për pikëpamjet e tij raciste. Por Trumpi megjithatë ka thënë për të se do të punojë si partner i barabartë me shefin e stafit.
Sean Spicer, sekretar për shtyp dhe asistent special i presidentit. Spicer për një kohë të gjatë ishte zëdhënës i Komitetit Kombëtar të Republikanëve. Spicer do të jetë fytyrë e Shtëpisë së Bardhë, i lidhur drejtpërdrejt me mediat.