Donald Trump, zyrtarisht President i SHBA. Slogani i tij: Amerika e para !
(Në foto: Momenti i betimi të Donald Trump si President)
“Unë Donald J. Trump, solemnisht betohem se do të kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri dhe do të jap më të mirën time që të mbroj dhe të ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo!”.
Këto janë fjalët e formulës së Betimit të Donald Trump si president i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbi 900 mijë persona ishin në Capitol Hill për të ndjekur ceremoninë e betimit të presidentit të zgjedhur Donald Trump. Pas betimit, në fjalimin e tij të parë si President, Trump tha se ndryshimi do të nisë tani. “Një vend ekziston për t’u shërbyer qytetarëve. Pushteti do të jetë i qytetarëve”,- tha Trump.
Ai foli për një vizion të ri të drejtimit të SHBA. Trump tha se SHBA do të jetë e para dhe më pas vijnë të tjerët.“Kemi armatosur vendet e tjera. Kemi mbrojtur vendet e tjera, por kemi harruar të mbrojmë kufijtë tanë. Ne kemi bërë shtete të tjera të pasura, ndërkohë që pasuria e vendit tonë ka ikur. Një nga një fabrikat janë mbyllur, pa e vrarë mendjen fare për miliona e miliona punonjës. Pasuria e klasës sonë të mesme është marrë nga shtëpitë e tyre dhe është shpërndarë në gjithë botën. Kjo është e shkuar dhe tani ne do të shikojmë vetëm tek e ardhmja jonë”,- u shpreh Donald Trump.
Duke folur për politikën e jashtme, Trump Tha se do ruhen aleancat e vjetra dhe do të krijohen aleanca të reja. “Do të kemi miqësi më të gjithë vendet e botës, duke u lënë të të kuptojnë se çdo shtet ka të drejtë të vendos vetë për prioritete e veta. Do të forcojmë aleancat e vjetra dhe do të krijojmë aleanca të reja. Do të luftojmë terrorizmin”,- tha Trump.
Fjalimi i Donald Trump:
“Amerikanë dhe presidentë, e gjithë bota faleminderit. Ne qytetarët e Amerikës jemi bashkuar në përpjekjeve për të rindërtuar vendin tonë dhe së bashku do vendosim kursin e Amerikës dhe botës për shumë vite. Do përballemi me sfida dhe vështirësi. Cdo 4 vite mblidhemi këtu për të transferuar pushtetin. Falenderoj Obamën për ndihmën gjatë tranzicionit.
Ceremonia e sotme ka një kuptim të veçantë sepse jo vetëm po transferojmë pushtetin, por po transferojmë pushtetin nga Washtington Dc deh po ua kthejmë popullit.
Një grup i vogël ka marrë frtytet e qeverisjes dhe populli ka marrë pasojat. Politikanët janë pasuruar, por fabrikat janë mbyllur. Triumfet e tyre nuk kanë qenë triumfet e juaja dhe ka pasur pak për të festuar në familjet në vështirësi. Ndryshimet do të fillojnë tani sepse ky është momenti juaj. Të gjithë atyre që janë mbledhur sot, kjo është dita juaj dhe SHBA-të janë vendi juaj.
Ajo që ka më shumë rëndësi nuk do të thotë se cila pari e drejton qeveri, por e rëndësishme është që qeveria të kontrollohet nga populli.
20 janari do të kujtohet si dita që populli u bë drejtues i vendit. Keni ardhur miliona për tu bërë pjesë e një lëvizjeje historike që bota nuk e ka parë kurrë më parë. Amerikanët kërkojnë shkolla më të mira, zona më të sigurta. Këto janë kërkesa të arsyeshme.
Për shumë nga qytetarët tanë një realitet tjetër ekziston. Fabrika të shkatërruara, sistem arsimor i mbushur me para, por studentët janë të prekur nga krimi dhe droga dhe të penguar nga njohuritë.
Kjo do të ndalojë këtu dhe ndalon tani. Ne jemi një komb dhe dhimbja e tyre është dhimbja jonë, ëndrra e tyre është ëndrra e jonë, suksesi i tyre do të jetë suksesi jonë. Betimi që bëj sot është betimi për të gjithë amerikanët.
Për shumë dekada kemi pasuruar industrinë dhe ushtrinë e vendeve të tjera në kurriz te vendit tonë. Kemi mbrojtur kufijtë e vendeve tona pa mbrojtur vendin tonë.
Pasuria dhe besimi i vendit tonë nuk shihet në horizont.
Kjo është e kaluara. Tani po shikojmë vetëm të ardhmen. Ne jemi mbledhur duke vendosur një dekret të ri që do dëgjohet në cdo vend. Një vizion i ri do qeverisë tokën tonë. Amerika do të jetë e para. Cdo vendim mbi tregëtinë, taksat, cështjet e jashtme, do të bëhen që të fitojnë familjet amerikane.
Mbrojtja do të cojë në prospertitet dhe forcë, unë do luftoj për ju me cdo forcë dhe nuk do ju zhgënjej. Amerika do fillojë të fitojë sërish si kurrë më parë. Do kthejmë në atdhe, vendet e punës, kufijtë, pasurinë dhe ëndrrën tonë.
Do të ndërtojmë rrugë, autostrada, hekurudha, tunele në të gjithë vendin. Do të bëjmë që njerëzit të punojnë dhe të largohen nga pagesat sociale. Do të kërkojmë miqësi dhe vullnet me të gjithë kombet me mirëkuptimin se është e drejta e tyre për të vendosur interesat e veta në fillim.
Do të riforcojmë aleancat, do unifikojmë popullit kundër terrorizmit që do ta shkatërrojmë nga faqja e tokës. Në themelet e politikës do të jetë besnikëria ndaj SHBA-ve dhe me këtë do zbulojmë besnikërinë ndaj njëri-tjetrit.
Ne jemi të mbrojtur dhe gjithmonë do të jemi, nga ushtria dhe më e rëndësishmja ne do të jemi të mbrojtur nga zoti.
Në fund duhet të mendojmë në mënyrë të madhe dhe të ëndërrojmë një vend, një komb për aq kohë sa lufton.. Nuk pranojmë politikanë që vetëm flasin dhe ankohen , por nuk bëjnë kurrë asgjë për vendin. Koha për fjalë boshe ka ikur. Tani ka ardhur koha e veprimit. Mos lejoni askënd që tju thotë që nuk mund të bëhet. Ne nuk do të dështojmë.
Ne do të shpëtojmë vendin nga sëmundjet, industritë dhe teknologjitë e këqija. Ne të gjithë kemi liri dhe kemi një flamur të madh dhe të jashtëzakonshëm.
Të gjithë amerikanët dëgjojini këto fjalë. Ju nuk do të injoroheni më kurrë. Zëri juaj shpresa juaj do të përcaktojë destinacionin e SHBA-ve. Së bashku ne do ta bëjmë Amerikën më të fortë, më të pasur, më krenare dhe ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”.
Në foto: Presidenti Trump duke hyrë në Kapitol Hill, vendi ku zhvillohet ceremonia e betimit
https://www.facebook.com/GlobalNews/videos/1260973850617044/
(Video: Ceremonia e inaugurimit të Donald Trump)
Fillimisht betimi u bë nga Zv/President Mike Pence. Në orën 12:00 (18:00 ora në Tiranë) do të bëjë betimin Presidenti i SHBA, Donald Trump.
Por çfarë është “Inaugurimi Presidencial”? Bëhet fjalë për një traditë të hershme amerikane, që simbolizon tranzicionin paqësor të pushtetit dhe që shoqërohet me aktivitete të ndryshme para, gjatë dhe pas betimit. Betimi ndodh para kreut të Gjykatës Supreme të SHBA çdo katër vjet. Aktualisht ky pozicion mbahet nga John G. Roberts, Jr. Pikërisht përpara tij do të betohet Donald Trump si pasues i Barack Obamas dhe Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. Koha e betimit, ashtu siç përcaktohet në Kushtetutën amerikane, është mesdita e 20 janarit. Por jo gjithmonë ka qenë kështu. Që nga shpallja e pavarësisë e deri në vitin 1933, Presidenti i zgjedhur amerikan inaugurohej më 4 mars. Në 1933 amendamenti 20 i Kushtetutës amerikane u ndryshua dhe koha e tranzicionit të pushtetit, nga vjeshta kur zhvillohen zgjedhjet e deri në inaugurim u zvogëlua.
Ceremonitë dhe aktivitetet e inaugurimit kanë nisur që të enjten, kulmojnë të premten me betimin e Trump dhe vijojnë edhe të shtunën me disa aktivitet.
(Pamje nga ceremonia në Uashington)
Fëmijët e Trump në ceremoni
Në ceremoninë e betimit të Presidentit të SHBA kanë mbërritur, përveç personaliteteve dhe fëmijët e Donald Trump dhe bashkëshortja Melanie.
Trump mbërrin në Shtëpinë e Bardhë pritet nga Obama dhe Zonja e Parë
Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë, Michelle Obama kanë pritur Presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe bashkëshorten e tij Melanie Trump në Shtëpinë e Bardhë. Në orën 18:00 pritet që Donald Trump të bëjë betimin e tij si Presidenti i 45 i SHBA-së, ku i Republikani do të marrë Zyrën Ovale pak përpara mbrëmjes, duke u betuar të mbrojë Kushtetën.
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melania nisi mesditën e sotme ceremoninë e inagurimit me vizitën në një kishë në Uashington përpara momentit të çajit në Shtëpinë e Bardhë me çiftin presidencial në ikje, Barak dhe Mishel Obama.
Clinton arrin në vendin ku do betohet Trump
Kandidatja presidenciale për Presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, e cila humbi në zgjedhjet e nëntorit nga Donald Trump, ka arritur në ndërtesën e Capitolit ku Trump do të betohet si presidenti i 45 i SHBA-së.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=seyBbLUVCv8&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
Obama e lë zyrën Ovale, i lë letër pasardhësit
Presidenti amerikan në largim Barack Obama për herë të fundit so ka dalë nga zyra Ovale, dhoma e punës e presidentit amerikan, disa ora para inaugurimit të pasardhësit të tij Donald Trump. Obama në zyrën Obale, në karrigen e vjetër që nga shekulli XIX që e kanë shfrytëzuar shumë presidentë, I la Trumpit një letër, transmeton AFP, me sqarimin se është në traditë të presidentit në shkuarje i ka lënë porosi personale pasardhësit të tij.
Mbrritja e Presidentit Obama në ceremoninë e betimit të Trump (VIDEO)
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=E1Yv28_wqxc&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
Të pranishmit në inaugurim
Shumë prej tyre jo vetëm që nuk ishin dakord me të, por edhe e kritikuan ashpër, sidomos në ditët më të nxehta të fushatës. U kritikua për premtimet për ekonominë, për murin me Meksikën, qëndrimin ndaj emigracionit, mohimin e ngrohjes globale dhe për sinjalet afruese me Rusinë.
Por në inaugurimin e Donald Trump, zërat kryesorë të këtyre kritikave do të jenë të pranishëm, duke nisur që nga vetë Hillary Clinton, rivalja e tij në zgjedhjet e nëntorit së bashku me Bill Clinton. Në ceremoni do të marrin pjesë gjithashtu ish-presidentë dhe Zonjat e Para, përfshi edhe George W.Bush dhe Lara Bush.
I vetmi që do të mungojë është 92-vjeçari George Bush Senior, aktualisht i shtruar në spital për probleme të frymëmarrjes. Në plate do të ketë edhe anëtarë të Kongresit, ndërsa më shumë se 50 demokratë të Dhomës së Përfaqesuesve, kanë vendosur ta bojkotojnë eventin. Llogaritet që në Uashington të mblidhen përgjatë ditëve në vijim 800 deri në 900 mijë vetë, edhe pse nuk është ende e qartë se sa do të vijnë për të festuar, e sa të tjerë do t’i hyjnë këtij rrugëtimi vetëm për të kundërshtuar presidencën e Donald Trumpit.
Protestat anti-Trump, thyhen xhama biznesesh dhe makinash
Të veshur me të zeza, aktivistë protestues kundër presidentit të zgjedhur Donald Trump gjatë ditës së tij të betimit kanë thyer xhamat e dyqaneve dhe automjeteve në Uashington, si dhe u përleshën me policinë duke hedhur gaz molotov, ndërkohë që forcat e rendit janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe granata shurdhuese.
Rreth 500 persona, disa prej të cilëve duke mbajtur maska dhe shaje për të mbuluar fytyrat e tyre, marshuan përmes qendrës së qytetit, duke thyer xhamat e degës së Bankës së Amerikës, disa ambienteve të “McDonald’s”, si dhe një dyqan “Starbucks”, që të gjitha simbole të sistemit kapitalist amerikan. Turma, e cila mbante parulla dhe të paktën një shenjë ku lexohej “bëjini racistët frikësues sërish”, u shpërndanë vetëm pak minuta më vonë pasi policia nisi të përdorte forcën.
Rreth 900 mijë njerëz ishin mbledhur përpara Capitol Hillit, ku Trumpi do të betohej, ndërkohë që pati edhe një paradë përgjatë sheshit “Pennsylvania” drejt Shtëpisë së Bardhë dhe në pjesë të tjera të qendrës së Uashingtonit. Më herët, aktivistët liberalë me një grup të ndarë veçmas të quajtur “Disrupt J20”, bllokuan disa pika kontrolli sigurie, që të çonin drejt zonave të lejuara për publikun me pamje nga ceremonia. Disa prej tyre u shoqëruan nga policia.
Shërbimi sekret i merr celularin Donald Trump
Shërbimet sekrete kanë detyruar Donald Trump-in t’ua dorëzojë telefonin, për ta zëvëndesuar me një të ri, të “paprekshëm” nga hakerat. Mesa duket Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përdorë një telefon “Android”, të një edicioni të limituar, i cili do t’i ofrojë atij më shumë siguri.
“The New York Times” raporton se Trump-i do të përdorë madje edhe një numër të ri, në telefonin e tij “Android”, i cili sipas raporteve ende nuk dihet se cilës markë i përket. Telefoni është aprovuar nga shërbimet sekrete amerikane, të cilat do t’i mundësojnë presidentit të ri të përdorë një telefon shumë të siguruar gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
Më herët edhe Barack Obama përdorte një telefon me siguri të lartë të markës “Blackburry”, dhe ku numrin e tij personal dhe email-in e kishin shumë pak njerëz.
Merkel dhe Putin nuk do e ndjekin live ceremoninë
Kancelarja gjermane Merkel dhe Presidenit rus Putin nuk do ta ndjekin direket në televizion betimin e Trump. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha se Putin nuk e ndjekë ceremoninë, duke qenë se “është një ceremoni shumë e gjatë”. Megjithatë ai shtoi se putin do të informohet përmes lajmeve për ceremoninë.
Edhe zëdhënësi i Merkel, Steffen Seibert, tha Kancelarja do të jetë në një ceremoni zyrtare gjatë kohës që Trump do të mbajë fjalimin e parë.
Çfarë ndodh sot?
Donald Trump e nis ditën me pjesëmarrjen në meshën e organizuar “St John’s Episcopal Church”, pranë shtëpisë së Bardhë. Pas kësaj, i shoqëruar nga Melania do të pijnë kafen e mëngjesit me Presidentin Barack Obama dhe Zonjën e Parë, Michelle Obama. Menjëherë më pas, çiftet presidenciale do të udhëtojnë drejt Capitol.
Në 09:30 me orën lokale, nis ceremonia e inaugurimit me disa performanca muzikore.
Në 11:30 betohet zv.Presidenti Mike Pence.
Në mesditë, (ora 18:00 me orën tonë), Donald Trump betohet para John G. Roberts, kryetar i Gjykatës Supreme amerikane. Pas betimit, Presidenti do t’u adresohet amerikanëve me fjalimin e rastit.
Nga ora 15:00 deri në orën 17:00, Trump dhe Pence do të parakalojnë në “Pensylvania Avenue”, ku me gjasa do të priten nga mbështetës dhe protestues.
Ceremonia zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Autoritetet amerikane thonë se parashikojnë rreth 800 mijë persona pjesëmarrës në këtë ceremoni, rreth 1 milion më pak sesa pjesëmarrja në inaugurimin e Barack Obamas tetë vjet më parë.
Fjalimet më frymëzuese presidenciale
Më shumë sesa ceremoninë e betimit, të shumtë janë ata që mezi presin fjalimin pasues të Donald Trump dhe nëse Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara do të jetë mjaftueshëm frymëzues, jo vetëm për ata që i dhanë votën, por për gjithë amerikanët. E duke u kthyer pas në kohë, Zëri i Amerikës përmend disa prej fjalimeve bërë në ditën e inaugurimit e që kanë hyrë në histori.
Në vitin 1933, Franklin Roosevelt bëri betimin në kulmin e depresionit të madh. “Para së gjithash, më lejoni të pohoj me bindje të thellë se gjëja e vetme të cilës duhet t’i frikësohemi, është vetë frika”, deklaronte ai.
Në vitin 1961 John Kennedy frymëzoi një brez të ri amerikanësh me një thirrje për t’i shërbyer vendit. “Kështu pra miqtë e mi amerikanë, mos pyesni se çfarë mund të bëjë Amerika për ju, por çfarë mund të bëni ju për Amerikën”, deklaronte JFK.
20 vite më vonë, republikani Ronald Reagan erdhi në pushtet me premtimin për një qeveri më të vogël. “Në këtë krizë, Qeveria nuk është zgjidhja për problemet tona, qeveria është vetë problemi”, thoshte ai.
Një nga sfidat me të cilat do të duhet të përballet Presidenti i ri Donald Trump është bashkimi i vendit. Sipas analistit, John Fortier, në fjalimin e tij, republikani duhet të fokusohet pikërisht tek kjo çështje. “Mendoj se është një mundësi e madhe, është hapi i parë për t’i folur me të vërtetë vendit, për t’i thënë si president se disa nga mospajtimet që patëm gjatë fushatës ndoshta janë tejkaluar”, tha ai për Zërin e Amerikës.
Trump njihet për stilin e tij të fjalimeve të improvizuara në fushatë. Por se çdo të ndodhë me fjalimin e inaugurimit kjo nuk mund të parashikohet, sipas analistit Norm Ornstein. “Fjalimi i inaugurimit hartohet dhe shkruhet përpara dhe presidentët e lexojnë gjatë ceremonisë. Nëse Donald Trump do të shkëputet nga ajo që është shkruar dhe të mbajë një fjalim të vetin kjo nuk dihet”, pohon analisti. Donald Trump do të jetë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara dhe toni që ai do të vendosë në fillim të mandatit të tij, do të jetë treguesi për llojin e udhëheqësit që aspiron të jetë.
Trump jep mesazhe uniteti
Ndoshta mund të jetë Presidenti i zgjedhur që ka përçarë më shumë amerikanët, por në mesazhin e dhënë në vigjilje të inaugurimit të tij, Donald Trump përcolli mesazhe uniteti. Duke folur para mbështetësve të tij gjatë një koncerti të zhvilluar në Uashington, miliarderi njujorkez premtoi ndryshime të mëdha.
“Ne do të bashkojmë vendin tonë! Do ta bëjmë Amerikën një vend të madh dhe me mundësi për të gjithë njerëzit tanë, pa përjashtim, për këdo në vendin tonë dhe kjo përfshin edhe ata që jetojnë në skajet më të largëta”, tha Trump.
Presidenti i zgjedhur u rikthye pas në kohë, pikërisht në ditët e fushatës, kur shumë dyshonin në suksesin e tij drejt Shtëpisë së Bardhë. “Ata na kishin harruar. Gjatë fushatës, unë ju quaja të harruarit, burra dhe gra të harruar. Tani nuk jeni më të tillë”, tha ai.
Trump u zotua për punësimin, fuqizimin edhe më tej të ushtrisë dhe përforcimin e kufirit. “Do të bëjmë të gjitha ato që nuk janë bërë për vendin tonë për shumë dekada. Ju premtoj se do të ndryshojmë! Ju premtoj!”, deklaroi Presidenti i zgjedhur. Trump u shfaq në këtë koncert prezantues të administratës së tij me në krah Melaninë. Së shpejti Zonja e Parë e SHBA, iu drejtua shkurtimisht mbështetësve. “Nesër nisim nga puna”, ishte mesazhi i saj.
Lajme të tjera në “Koha Jonë” për Presidentin Trump:
Lu: Shqipëria dhe SHBA kanë një marrëdhënie të veçantë
Presidenti i Senatit Amerikan priti në Washington kryeparlamentarin, Meta
Bushati: Administrata e Trump do të vijojnë angazhimin në Shqipëri
Basha në Uashington. PD: Takime me bashkëpunëtorë të Trump
BEN BLUSHI: TRUMP DAY
Manjani: Pisk do ta kenë kundërshtarët eTrump
Moska feston për Donald Trump
Sot Donald Trump do të betohet si presidenti
Protesta në SHBA kundër Trump: Ndërto ura dhe jo mure
Telefonata e fundit e Obamës, me Merkelin
Barack Obama në 8 vjet/FOTO