Dosja “Babalja”, ish-deputeti Salianji merret i pandehur nga Prokuroria
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është marrë si i pandehur këtë të premte nga Prokuroria e Tiranës.
Salianji është thirrur nga organi i akuzës për t’u njohur me akuzat e çështjes “Xhafaj-Babale”, ku akuzohet për kallëzim të rremë.
Mësohet se dosja e ish-deputetit është dërguar në gjykatë. Salianji u mor i pandehur lidhur me përgjimin e njohur si të Babales. Veç deputetit të dorëhequr në hetim janë dhe Albert Veliu dhe i afërmi i tij që imitoi zërin e Agron Xhafës, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi.
Burime sekrete nga prokuroria thonë se ndaj Ervin Salianji mund të merret masa e arrestit në shtëpi derisa çështja të shqyrtohet nga gjykata.