Dosja Jeffrey Epstein, del edhe Shqipëria! Ish-kryeministri novergjez: Tirana ka vajza të jashtëzakonshme!
Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka publikuar rreth 3.5 milionë mesazhe dhe dokumente që i përkasin dosjes së financierit Jeffrey Epstein, duke nxjerrë në dritë komunikime me figura të njohura politike dhe institucionale ndërkombëtare.
Në këtë volum të madh dokumentesh, rezulton e përmendur edhe Shqipëria.
Një e-mail i publikuar, ku Jeffrey Epstein shkëmben komunikim me Thorbjørn Jagland, ish-kryeministër i Norvegjisë dhe ish-Sekretar i Përgjithshëm i Council of Europe.
Mesazhi mban datën 25 maj 2012 dhe përbën një përgjigje që Jagland i kthen një e-maili të marrë disa orë më herët nga Epstein. Përgjigjja është dërguar në orën 21:37.
Në tekstin e mesazhit, Jagland shkruan: “Përshëndetje Jeffrey! Jo, nuk e kam telefonuar ende. Isha në Tiranë, Shqipëri. Tirana, vajza të jashtëzakonshme. Do të shkoj në Jordani, Palestinë e më pas në Izrael. Kthehem të enjten!” shkruan edhe TCH.
Në kohën e këtij shkëmbimi elektronik, Jagland mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, një nga pozicionet më të larta institucionale në kontinent.
Ai ishte i angazhuar drejtpërdrejt në Shqipëri, në përpjekjet për ndërmjetësim dhe zgjidhje të krizës së thellë politike që pasoi ngjarjet e 21 janarit 2011 dhe kontestimet e zgjedhjeve vendore të po atij viti, veçanërisht për rezultatin në Bashkinë e Tiranës.
Gjatë vizitave të tij zyrtare në Tiranë, Jagland zhvilloi një sërë takimesh me ish-kryeministrin Sali Berisha, si pjesë e rolit të tij ndërkombëtar në kuadër të stabilitetit institucional dhe dialogut politik në vend.
Por fakti që ish-kryeministri novergjez shkruan se “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme” ngre pyetjen se ku i pa vajzat e Tiranës novergjezi që fjeti një natë në kryeqytet?!
KOHA JONË SONDAZH

