Drejtori i CIA-s në Prishtinë pas vizitave në Sarajevë dhe Beograd
Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA), Ëilliam Burns, u takua të enjten me dyer të mbyllura me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, në Prishtinë në kuadër të një vizitë ne rajon gjatë së cilës qëndroi në Sarajevë dhe në Beograd.
Asnjëra palë nuk dha ende ndonjë hollësi rreth vizitës së zotit Burns, që ndodhi në një periudhë mospajtimesh të qeverisë amerikane me veprimet në veriun Kosovës të qeverisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara.
Zoti Burns arriti në Prishtinë nga Beogradi, por për vizitën e tij atje nuk ka pasur asnjë njoftim.
Të martën zoti Burns ishte të martën në Sarajevë për takime me zyrtarë politikë dhe të agjencive të sigurisë, në një vizitë gjatë së cilës, sipas një zyrtari të qeverisë amerikane, u diskutua lidhur me retorikën përçarëse dhe veprimet e presidentit pro rus të Republikës Serbe, Milorad Dodik.
Milorad Dodiku mbështetet në përkrahjen e Rusisë në qëndrimet e tij, ndërsa ekziston një frikë e përhapur në Perëndim se Moska po përpiqet të destabilizojë Bosnjën dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor për të zhvendosur të paktën një pjesë të vëmendjes botërore nga lufta e saj në Ukrainë/VOA/