Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max te revista e famshme “Billboard”

Revista e famshme “Billboard” i ka kushtuar një artikull të veçantë suksesit të katër këngëtareve shqiptare që po bëjnë namin në botë; Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Lajmi në revistë nis me një shkrim të Bebe Rexhës:

Bebe publikoi një foto të saj dhe Dua Lipa me përshkrimin: Dy vajza shqiptare të nominuara për dy Grammy. Për të gjitha vajzat shqiptare dhe të gjitha vajzat anembanë botës, çdo gjë është e mundur, kështu që ndiqni ëndrrat tuaja.”

Ndërsa një tjetër postim i Bebes në “Twitter”:

“Më 8 janar Bebe Rexha nxorri emrat e dy shqiptareve të tjera të talentuara kur shkroi se donte një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max.”

Revista përmend faktin se këngëtaret shqiptare kanë pasur rritje në tabelën e Billboard Hot 100 në vitin e kaluar.

“Të katërta artistet kanë prindër shqiptarë, megjithëse kanë lindur në shtete të tjera.”- shkruhet në revistë.

Më tej, “Billboard” citon deklarata të këngëtareve në lidhje me talentin dhe origjinën e tyre.

“Mamaja ime gjithmonë më thoshte ne jemi kështu si jemi, sepse jemi shqiptarë. Ne jemi pak të çmendur por kurrë nuk heqim dorë. Është në gjakun tonë.”- shprehet Ava Max.

Image

SHKARKO APP