Vangjel Dule reagon për Koço Kokëdhimën: Nuk dialogoj me kriminelë!
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka reaguar sot për deklararat e deputetit të PS-së Koço Kokëdhima në Vlorë.
Deklarata e plotë të Dules:
“Të dialogoj me krimin, nuk e kam bërë kurrë, as në jetën time private dhe as në atë publike. Aq më tepër, nuk pranoj të bej një gjë të tillë me kryekeqbërësin e Jugut dhe mbare vendit Kokedhima.
Fakti se sulmi nosetindjelles ndaj meje u artikulua në prani të Kryeministrit, më detyron që ti shpjegoj zotit Rama se nuk është faji im që prania dhe fjala ime politike i kujton atij vizionin që bashkërisht u prezantuam dhe premtuam për vite më radhë qytetarëve dhe shoqërisë. Vizionin për shtetin e së drejtës, demokracinë funksionale, mirëqenien dhe barazinë. Por që për fat të keq, më përgjegjësinë e plote të tij, pasi e përshtati me kutin e Koços së tij, po ua kthen atyre që na besuan me autokraci, klientelizem, hajdutëri dhe mjerim.
Por në të njëjtën kohe ta garantoj se do te jem vazhdimisht aty, për ti kujtuar se popullit ia shndërroi ëndrrën në makth.
Për sa i përket PBDNJ-së mjaftohem duke i kujtuar shprehjen proverbiale spartane ” Molón lavé!””.