Dvorani do përballet me drejtësinë për tentativën mafioze për të detyruar Presidentin të shkelë Kushtetutën
Nga Petrit Vasili
Përgjegjësia për palaçollëkun e mashtrimit me vendimet e KED bie vetëm mbi Kryetarin!
Të gjithë mafiozët e qeverisë dhe skllevërit diplomatikë, si pjesë e borderosë së saj janë pushtuar nga makthi se dështuan të kapin Gjykatën Kushtetuese.
Të gjithë bashkë këta po shqyhen të shfajësojnë Dvoranin, që dhunoi Kushtetutën dhe ligjin dhe të fajësojnë KED që ka kryer me korrektesë detyrën.
Tentativa mafioze e Kryetarit të KED për të rrëmbyer të drejtën e zgjedhjes dhe për detyruar Presidentin të shkelte Kushtetutën duke zgjedhur njëherazi dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk ka shfajësim në botë përveç përballjes me drejtësinë.
KED ka urdhëruar të zbatohet ligji dhe vendimet të publikohen në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, ndërsa Dvorani në funksion të puçit të kapjes kriminale të Gjykatës Kushtetuese.
Këta nuk i duan anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, as me integritet, dhe as që të kenë mbaruar Magjistraturën, por vetëm ata që s’kanë marrë provimin dhe që janë “krenarë” se betohen buzë Lanës.
Këta i duan anëtarët e Kushtetueses dele si deputetët e gjysmëkuvendit të shndërruar në Landfill.
Koha e mafiozëve qeveritarë dhe skllevërve diplomatikë ka mbaruar, tani flet Kushtetuta e Shqipërisë sovrane.