DW: Falsifikimet më të çuditshme të vitit 2023

Në mbarë botën ka lajme të rreme të panumërta. Shumë syresh janë të rrezikshme dhe absurde. Disa edhe për të qeshur…

Gjatë vitit 2023 ka pasur shumë lajme të rreme, veçanërisht për ngjarje emocionale si luftërat dhe krizat e fundit. Por kishte edhe falsifikime të çuditshme. Ekipi i DW për verifikimin e fakteve përzgjodhi dhjetë falsifikimeveçanërisht të çuditshme.

  1. Jo, në këtë video nuk është Volodymyr Zelenski duke vallëzuar

Që nga sulmi i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022 ka pasur shumë informacione të rreme (fake news) që qarkullojnë për të dy vendet. Vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shpesh objektiv i fushatave shpifëse. Si në rastin kur një video supozohet se tregon Zelenskyn duke kërcyer në ritmet e kërcimit të barkut me një kostum ari të ngushtë dhe vezullues. Hulumtimi i DW tregon: Videoja është një deepfake në të cilën fytyra e presidentit ishte mbivendosur mbi trupin e një balerini.

Video e manipuluar me Zelenskin duke kërcyer Video e manipuluar me Zelenskin duke kërcyer

  1. Jo, Suedia nuk ka organizuar turne të seksit

Në korrik pati një pretendim të çuditshëm, se Suedia e kishte shpallur seksin si sport dhe po organizonte një turne seksi. Shumë media ndërkombëtare raportuan për këtë, duke përfshirë Times of India, një nga gazetat më të respektuara të Indisë. Një raport thoshte se Suedia dëshironte të zhvillonte një turne në të cilin pjesëmarrësit do të duhej të flinin së bashku deri në gjashtë orë në ditë për të përcaktuar se kush ishte më i miri.

Ky pretendim është i rremë, siç tregon studimi i DW: Göteborgs-Posten, një nga gazetat kryesore të përditshme suedeze, raportoi se një pronar suedez i disa klubeve të striptizimit, i quajtur Dragan Bratic, kishte kërkuar që seksi të klasifikohej si sport. Megjithatë, shoqata sportive suedeze e refuzoi këtë kërkesë në maj, konfirmoi për DW.

  1. Jo, fotografia virale e prezervativëve të përdorur që pastrohen dhe shiten si të rinj nuk është nga Kenia

Një foto tjetër tregon dhjetëra foto të atyre që duket se janë prezervativë të përdorur. Nëd disa postime në Facebook në fillim të vitit u tha se gjashtë studentë nga Kenia u arrestuan sepse pastronin prezervativët e përdorur dhe i shitën të rinj.

Pretendimi është i rremë, siç tregon një kërkim i kundërt i imazhit. Sipas një raporti të lajmeve të vitit 2020, pothuajse 324.000 prezervativë të përdorur në fakt u pastruan dhe u rishitën jo në Kenia, por në Vietnam. Ato nuk janë shitur nga gjashtë studentë në Kenia, por nga një fabrikë e vogël në Vietnam.

  1. Jo, inçizimet nuk tregojnë kacabunj në bark

“Në një spital qeveritar në Kenia, një pacient u kontrolluar me rreze magnetike, për shkak të dyshimit se në bark kishte insekte të gjalla,” shkruanin përdorues të ndryshëm të Facebook në maj 2023, duke postuar një imazh të supozuar me një kacabu të madh në bark. Por imazhi është fotoshop i montuar, siç tregon një verifikim i fakteve. Radiografia origjinale është publikuar në një faqe interneti të radiologjisë – dhe në të nuk mund të shihet asnjë kacabu.

Pamja e manipuluar e Joe Biden me pelenaPamja e manipuluar e Joe Biden me pelena

  1. Jo, Joe Biden nuk ka pasur pelena

Presidenti amerikan Joe Biden është 81 vjeç – dhe vazhdimisht pretendohet se ai është shumë i vjetër për detyrën e tij. Në qershor 2023, një foto e supozuar e tij i gjunjëzuar në dysheme me një pelenë të dalë nga pantallonat qarkulloi në disa vende. Por imazhi është i manipuluar, siç tregon një studim i imazhit. Në fakt, Biden u rrëzua në një ceremoni në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA në qershor 2023 – por video dhe foto të shumta të rënies tregojnë se ai nuk kishte veshur pelenë. Materiali i imazhit është manipuluar.

Biden u rrëzua në një ceremoni në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA në qershor 2023 – por video dhe foto të shumta të rënies tregojnë se ai nuk kishte veshur pelenaBiden u rrëzua në një ceremoni në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA në qershor 2023 – por video dhe foto të shumta të rënies tregojnë se ai nuk kishte veshur pelena.

  1. Jo, nuk ka asnjë provë që një avion amerikan i humbur në 1955 u rishfaq pas 37 vjetësh

Një aeroplan u ngrit nga Nju Jorku në vitin 1955, humbi dhe u kthy prapë 37 vjet më vonë në Miami, Florida. Kështu thuhet në një postim viral në Facebook. Nuk ka asnjë provë për këtë pretendim, siç tregon verifikimi i fakteve nga Agence France-Presse. Nuk ka të dhëna nga autoritetet amerikane që një aeroplan u ngrit nga Nju Jorku në vitin 1955 dhe më pas u humb. Për më tepër, historia u botua fillimisht nga një gazetë tabloid amerikane e njohur për botimin e përmbajtjeve fiktive.

  1. Jo, OceanGate nuk u gjet bosh

Kjo ngjarje tragjike bëri xhiron e botës: Më 18 qershor, pesë persona me kompaninë OceanGate u nisën me një mini-nëndetëse për të vizituar Titanikun, i cili u fundos në vitin 1912. Por pak kohë më vonë, lidhja me banorët u humb dhe ekipet e shpëtimit u përpoqën të gjenin zhytësit. E gjithë bota raportoi shpejt për të, e shumë përdorues folën edhe në mediat sociale për këtë. Ndërsa një pamje e supozuar e ekranit të CNN u bë virale. “OceanGate u gjet bosh,” shkruhej në të. Por kjo ishte qartazi një informacion i rremë, siç tregoi hulumtimi ynë.

Pamje e mini nëndetëses të OceanGate TitanPamje e mini nëndetëses të OceanGate Titan

Artikulli pretendon se është i CNN, por pamje nuk ka dizajnin aktual të kanalit të lajmeve. Pamja e rreme e ekranit tregon paraqitjen e vjetër të CNN me të kuqe, dizajni aktual është i zi. Për më tepër, fotografia e supozuar e kopertinës së artikullit të rremë nuk tregon anijen e “Titanikut”, por një zhytës të quajtur “Cyclops 1”. Informacioni i mëtejshëm në tekstin e pamjes së pretenduar është gjithashtu i pasaktë.

  1. Jo, Disney World nuk e hoqi Kështjellën e Hirushes

Lajmet e rreme rreth Disney-t janë shumë të njohura prej vitesh. Në nëntor, një faqe interneti raportoi se parku tematik i Disney World në Orlando, Florida, në Shtetet e Bashkuara kishte hequr kështjellën e famshme rozë të Hirushes brenda një nate. Ky pretendim u shpërnda edhe në një video në TikTok dhe u shikua më shumë se një milion herë.

Artikulli dhe video janë satirë, siç tregon një vështrim në faqen e internet. Përveç kësaj, fotot aktuale nga parku argëtues tregojnë se kalaja, pikë referimi e parkut, është ende në këmbë./DW/

SHKARKO APP