DW: Plani tetë-pikësh i Kurtit nuk komentohet nga BE-ja

Placeholder Image

Një ditë më parë kryeministri i Kosovës Albin Kurti paraqiti njëplan tetë-pikësh për shtensionimin e situatës në veri, duke e kushtëzuar tërheqjen e forcave policore nga objektet komunale me reduktimin e dhunës, ndërsa për zgjedhjet e parakoshme, ai ka kërkuar organizimin e një peticioni që duhet të mbështetet nga të paktën 20% për qind e votuesve. Në planin e tij kryeministri Kurti nuk e përmend çështjen e Asociacionit. BE-ja nuk e ka komentuar planin e Kurtit.

Po ashtu pak para fillimit të Samitit të Këshillit të BE-së, qeveria e Kosovës e  udhëhequr nga Albin Kurti, shpalli terroriste dhe kërcënim për rendin kushtetues të Kosovës, dy organizata të serbëve të veriut, “Mbrojtjen Civile, e njohur si “Civilna Sastita”, dhe Brigadën e Veriut e njohur si “Brigada Sever”. Disa nga ambasadorët e vendeve të Quintit në Kosovë, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, thanë se për këtë vendim, qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe për këtë ata janë të habitur.

Lista Srpska: Planet e Kurtit janë djallëzore

Kurse Lista Srpska, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, tha se vendimi i qeverisë së Kosovës për të shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” është “pjesë të planit të regjimit të kryeministrit Kurti për të vazhduar me terrorin politik në veri të Kosovës dhe arrestimin e serbëve”.

“Planet që dalin nga ky vendim tregojnë se në vend të shtensionimit në bazë të thirrjeve të gjithë bashkësisë ndërkombëtare dhe mbarë popullit serb, Kurti po planifikon përshkallëzim të mëtejshëm, represion dhe konsolidim të pushtetit parapolicor dhe pushtues në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Lista Srpska u bëri thirrje “misioneve të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian në Kosovë, KFOR-it dhe EULEX-it, që të vendosin menjëherë forcat e tyre në veri të Kosovës, në mënyrë që të parandalojnë Kurtin që të realizojë planin e tij djallëzor dhe të rrezikojë paqen”.

Autoritet e Prishtinës zyrtare ndërkaq, sqaruan se “vendimi për shpalljen e organizatave ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’, organizata terroriste, nuk do të prekë askënd që mund të ketë kryer vepra penale para këtij vendimi”. Por, sipas ligjit në Kosovë, kur organizatat shpallen terroriste, aktiviteti i tyre ndalohet menjëherë dhe ҫdo aktivitet i mëtejmë i tyre do të ketë pasoja të rënda ligjore./DW/

SHKARKO APP