Dy aktorët e mëdhenjë,Elvis Naçi dhe Edi Rama të merakosur për popullin

Edi Rama dihej se ishte aktor politik brilant, por që të dilte dhe Elvis Naçi kaq sa Rama, nuk i shkonte mendja kujt. Siç thotë populli kanë gjetur tenxherja-kapakun!

Gjatë ecjes në zonën ku ndodhen banorët hallexhinjë, Rama dhe Naçi zhvillojnë muhabet që t’i dëgjojë mileti

Pjesë nga dialogu

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Ne do bëjmë modelet e shtëpive t’i përshtaten traditës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama banorit: Mos e ke prish vete shpinë? Kemi kete tokën e shtetit. Do ti bëjmë shtëpitë si qytezë. Me këto ndërtime që kemi bërë për një fshat na duhet më shumë tel sec i duhet gjermanisë.

Brenda pranverës së ardhshme këtu do shihni shtëpitë. Do bëjmë shkollën, qendrën shëndetësore dhe infrastrukturën, rrugën dhe sheshin.

Banor: Nuk është faji jot.

Rama: Flm që ma the se mendova se ishte faji im.

Rama: Do bëjmë Qendrën Shendetësore të re dhe shkollën. Do ta bëjmë më mirë seç ishte, por pak durim.

Elvis Naci: Asnjë lek nuk do iki kot, por tek ai që ka nevojë.

Rama: Do bëni pak durim. Mos e diskuto.

Elvis Naci-Ramës: Janë mbledhur 7 milionë euro do shkojnë për ata që kanë nevojë. Po pati nevojë do vijë nga buxheti.

Rama: Pa vu data, në mars – prill do jetë bërë gjëja. Ku je më qeni, ja analisti, ku je mo shpirt, po përgatitet për debatin e mbrëmjes. Nëse janë çatitë e vjetra duhen bërë të reja. Atë objektin atje ta ruajmë.

Elvis Naçi: Do ishte ideale nëse mbarojnë në dhjetor.

Rama: Ka fillu goditja e vareve nga brenda. Në zyrën që do hapet këtu  të ketë njerëz të bashkisë të kontrollojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?