Dy deputetë të PS-së nuk votojnë Reformën pa konsensus me PD-në

Ndërkohë që Edi Rama po sajdis disa deputetë të opozitës që të votojnë edhe pa vendimin politik të selisë blu, dy deputetë të PS-së  nuk do ta votojnë Reformën. Eduart Ndocaj ose i quajturi ” deputeti kaubojs” lezhjan si dhe një deputete e Vlorës, e cila është mike në bindje politike me ish-deputetin e shkarkuar nga Gjykata Kushtetuese, Koço Kokëdhima nuk do ta votojnë në mënyrë të njëanshme Reformën.

Pra pa konsensus me opozitën nuk do të japin votën në Kuvend. Eduart Ndocaj e ka futur në profilin e tij në Facebook vendimin e tij personal për mosvotim, ndërsa deputetja vlonjate e cila njihet si e listës “Kokëdhima” ka folur me anë të ish-deputetit vlonjat, i cili në një letër publike theksoi hapur se nuk duhet votuar pa konsensus. Disa analistë theksojnë se reagimi i Kokëdhimës ishte inatçor ndaj PS-së e sidomos ndaj Edi Ramës, të cilët e shiten tek Gjykata Kushtetuese. Bile sipas Vangjel Dules është bërë festë e madhe në Vlorë dhe në Tiranë kur Kokëdhima humbi mandatin e deputetit. Ka qenë një darkë e shtruar diku në një restorant në Tiranë ku tre deputetë të PS-së dhe disa të tjerë festuan kur Koço humbi mandatin. E di dhe vetë ish-deputeti se cilët ia “futën” në Gjykatën Kushtetuese. Realisht ish-deputeti e ngriti stekën shumë lart duke synuar numrin një të grupit parlamentar e njëkohësisht numrin dy në PS. Por duket se Gramoz Ruçi dhe Fatmir Xhafa dolën me të fortë se Koço, pasi dy të parët janë “ujqër” të vjetër në selinë rozë. Edhe vota e deputetes së PS-së nga Vlora ka fuqinë e inatit të Koços.

Ndaj duket se rrjedhje votash do të ketë nga dy palët. Por a do bëhen dot 94 vota? Mbetet i dyshimtë si numër!

SHKARKO APP