Dy ikona kombëtare që punuan për shtetin e Mëvetëm Shqiptar dhe Fjalorin e Gjuhës Shqipe

Nga Gjergj Marku-

Këta BURRA të shquar të Mirditës janë Abat Prend Doçi dhe Princi i Mirditës Preng Bib Doda, burra unik e të rrallë Shtetformues, që më se pari këtë qasje e realizuan në Mirditë për ta shtrirë këtë epje të jashtëzakonshme në mbarë hapesiren shqiptare nga Jugu në Veri. Këta të dy me vepren madhore që bënë për Kombin dhe Shtetin e Mëvetëm shqiptar në një moment kritik të historisë sonë mbarëkombëtare ia ndriten fytyrën Mirditës për jetë të jetëve.

E në fakt çfarë pat ndodh me ta më pas, njerin e vranë në pusi pabestarësh dhe më pas historia komuniste për 50 vite e fshiu nga faqja e dheut; tjetrin kurrë nuk e ngriten në piedestalin e duhur edhe pse kishte sherbyer në tre kontinente dhe nga ai kemi sot 113 vite alfabetin me të cilin shkruajmë e flasim shqip. Për të dy pati kujtesë të vagët edhe pas viteve ’90-te dhe asnjëhere vlerësim të merituar. Ndihem krenar, sëbashku me miq të mijë studiues e faktorë të tjerë administrative që këto vitet e fundit, falë inspirimeve te duhura me mendje te hapur, të dy u shpallen Nderi i Kombit e gjithashtu mbajnë emertime dinjitoze nëpër rrugë, sheshe apo institucione.

Në foto: Abat Prend Doçi (majtas) dhe Princi i Mirditës Preng Bib Doda.

SHKARKO APP