Dy prej ikonave të medias në Panairin e Librit (foto)

Panairi i Librit në Tiranë është plot e përplot me lexues. Ndër librat dhe emrat VIP të Panairit dy janë figurat emblematike nga bota e medias me librat e tyre të rinjë, Ben Blushi dhe Blendi Fevziu.

Ben Blushi shkruan për foton:

ME BLENDI FEVZIUN DUKE SHKËMBYER LIBRAT

Me Blendin kam një histori të gjatë librash. Në librin e parë kemi qenë bashkautorë, pastaj secili ka ndjekur rrugën e vet pa iu ndarë pothuajse asnjëherë librit sic ka ndodhur dhe këtë vit kur të dy kemi një botim të ri.

Sa herë shkojmë në Panair, shumë botues apo shkrimtarë të tjerë na shajnë, na gjykojnë na paragjykojnë por kjo nuk na ndalon të kthehemi te libri cdo vit.

Në fund të fundit ne përpiqemi të sjellim lexues edhe në stendat ku lexues nuk ka.

SHKARKO APP