Dy presidentët, Kolinda Grabar-Kitarović dhe Ilir Meta u hapin udhë shkollave shqipe në Kroaci 

Vizitat e dy presidentëve shqiptar, Ilir Meta dhe kroat, Presidentja Kolinda Grabar-Kitarović kanë manifestuar bashkim të fortë rajonal, por edhe një lajm të ri, hapjen e më shumë shkollave në gjuhën shqipe në Kroaci.

Në qytetin Osijek dhe në rrethinën e tij funksionojnë shumë shkolla fillore në gjuhën shqipe. Janë këto vatra arsimore në të cilat ruhet identiteti kulturor dhe kombëtar i fëmijëve të bashkëkombësve tanë që jetojnë dhe punojnë atje.

Mirëpo së shpejti në këtë qytet, që paraqet qendër të prefekturës Baranjë-Osijekut, pritet të hapet edhe shkolla e mesme shqipe, që do të jetë shkolla e dytë e tillë në Kroaci, pas shkollës së mesme shqipe në Zarë. Është ky lajm i mirë për mijëra shqiptarë që jetojnë si në Osijek, poashtu edhe në prefekturën e Baranjës, vlerëson arsimtari i gjuhës shqipe në këtë prefekturë, Mendu Imeri, thotë Lajmi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidentja Kolinda Grabar-Kitarović është një grua e fortë në politikë si dhe një mike e veçantë e Shqipërisë. Ajo shquhet si një ndër liderët europian me të guximshëm dhe një politikane vizionare, jo vetëm për Kroacinë, por edhe për BE.

Presidentja Kolinda Grabar-Kitarović mund të jetë, më vonë, fare mirë një Presidente BE.

Duke iu kthyer rastit të shkollave shqipe Komuniteti shqiptar është në mesin e komuniteteve mjaft të respektuara dhe të pranuara zyrtarisht në Kroaci. Ky respekt është rezultat i sakrificës që kanë bërë shqiptarët në luftën për mbrojtjen e Kroacisë nga agresioni i armatës jugosllave dhe serbe në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.

Njëri ndër të shumë shqiptarët që i është bashkuar luftës kroate kundër agresionit serb, ka qenë gjeneral Esat Çollaku, epror ushtarak të ushtrinë kroate dhe gjeneral në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Aktualisht ai është kryetar i Bashkësisë Shqiptare në Kroaci.

Shqiptarët e Kroacisë janë të përfaqësuar politikisht në dy shkallët e pushtetit lokal, por edhe në Parlamentin kroat, përmes deputetes Ermina Lekaj- Përnaskaj. Në Kroaci jetojnë mbi 30 mijë shqiptarë, por numri real është diku 40 mijë, sepse një pjesë e tyre deklarohen si boshnjakë ose kroatë, shkruan edhe gazeta Lajm.

Bashkësia Shqiptare në këtë vend ka filluar aktivitete intensive që këta shqiptarë, që konsiderohen të jenë 7 mijë, të regjistrohen sërish si më parë dhe zyrtarisht t’i rikthehen trungut kombëtar.

Me sa duket vizita e presidentit Meta ka sjellë një nxitje të hapjes, edhe me tepër, të shkollave shqipe në Kroaci.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?