Dy vjet nga vrasja e Santos. A është biznesmen dhe politikan, urdhëruesi?
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=3_7OoMEHX8k” width=”560″ height=”315″]
Dje u mbushen plot dy vjet nga vrasja e bankierit Artan Santo, njëherazi bashkëpronar i kompanisë mediaktike ‘Fokus Grup’, shkruan balkanëeb. Sot dy vjet me pas emri i biznesmenit te njohur kujtohet nga familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe punonjësit e tij që kanë ende të gdhendur imazhin e njeriut korrekt, profesionist, të prere dhe sistematik. Nuk fshihen lehte nga memoria momentet e para te vrasjes se tij e para kjo e një profili te tille te larte nga bota e financës.
‘News 24’ siguroi aso kohe gjithë lëvizjet e atentatorëve që në orën 08:20 deri në orën 09.15 kur është kryer ekzekutimi mafioz. Në tv ‘News 24’ nuk pushonin telefonatat mes tyre dhe dëshmi të rëndësishme nga qytetarë, të cilët pohonin me detaje se i kishin parë të njëjtët njerëz me motor që prej një jave lëviznin pranë zonës së RTSH pikërisht pranë zonës ku banonte i ndjeri. Por ato dëshmi mbetën te publiku dhe auditori ynë, pasi askush nuk u interesua dhe si arkivoi si dëshmi të vlefshme që mund të hidhnin sado pak dritë mbi ngjarjen.
Shume aludime, shumë pista shume imazhe madje dhe te vrasësve qe pas krimit te çmendur bridhnin me motor lirisht ne Tiranë vetëm me një skafandër në kokë dhe armë në brez. Ende ka shume dyshime, por asnjë autor. Një dosje që vërtitet sa në polici dhe në prokurori, por që pas kafazit të hekurt nuk gjendet askush, që do ti hidhte sado pak dritë mbi atë që cilësohet një nder vrasjet më të rënda në këto dekada tranzicioni.
TV ‘Neës 24’ dhe agjencia e lajmeve ‘BalkanËeb’ tentuan të hedhin drite sado pak mbi misterin e këtij krimi te pazbardhur. 105 dite pas vrasjes një dëshmitar rrëfeu se i njihte vrasësit e bankierit, madje ia kishte pohuar këtë dhe drejtorit të policisë së asaj kohe, Artan Didi, por dhe kjo dëshmi s’dihet si u tret në dosjet e policisë.
Dy vjet me pas të afërmit e tij luten për përshpirtjen e tij, ndërsa tek të gjithë mbetet i pazbardhur misteri, pse u vra bankieri, kush urdhëroi vdekjen e tij, pse Artan Santo nuk duhet të jetonte, çfarë fshihet pas këtij krimi të rëndë, ka emra të tjerë të njohur ose jo që fshihen pas kësaj enigme të pazbardhur?
Këto shkruan balkanweb në shenjë respekti për ish-bashkëpronarin e kësaj media, por që akoma nuk është arrestur asnjë person në lidhje me këtë vrasje, e cila mbetet pas vrasjes së Azem Hajdarit si vrasja më e rëndësishme në Shqipëri.
Ai u ekzekutua në mëngjesin e 26 qershorit 2014 në hyrje të bankës që kishte themeluar vetë. Dy vjet më pas nuk ka endë një pistë zyrtare për vrasjen e tij, as edhe një të arrestuar apo person nën hetim.
Ngjarja është e mbushur me enigma të shumta, siç janë enigmë edhe personat me skafandër në kokë, të cilët pasi ekzekutuan bankierin u larguan në drejtim të “Librit Universitar”. Kjo vrasje në qendër të Tiranës, ndaj një personi të rëndësishëm në vend, me sa duket do të vazhdojë të mbetet një mister i madh për familjarët dhe publikun.
Si ka mundësi që asnjë i ndaluar apo i arrestuar tash dy vite? U fol se kishin rënë në gjurmët e personit vrasës, por akoma nuk gjendet vrasësi ! Policia tha se jemi afër zbulimit, por a mos vrasësi ka lidhje me politikën?! Apo është biznesmen, por edhe politikan porositësi i vrasjes?! Ndaj kanë frikë ta arrestojnë?