E di Lulzim Basha cilët ish-ministra të PD-së do të arrestohen nga SPAK?
Kundërshtarët e Lulzim Bashës në PD janë cilësuar si karreristë dhe një pjesë e tyre të korruptuar. E ka fjalën për disa ish-ministra dhe një pjesë të ish-zyrtarëve të PD-së në poste shtetore në kohën e qeverisjes së PD-së. Eshtë thënë se beteja e tyre për të luftuar Bashën është në thelb një përpjekje e tyre e dështuar për të ruajtur pozitat politike në PD dhe për tu mbrojtur nga Vettingu politik që po vjen. Më saktë për tu mbrojtur, nën hijen e PD-së, nga arrestimet e mundshme, të cilat mendohen të jenë nga muaji mars 2018. Fakti që Lulzim Basha i hoqi nga lista mund të jetë argumenti se ai ka informacion se disa prej tyre do jenë në pranga për korrupsion dhe se mbrojtja e tyre më pas do të krijonte njollë në publik si një parti e korruptuar, ndërkohë që PS-ja ka plot ministra të akuzuar për korrupsion. Natyrisht që Basha dhe PD e përdor mjeshtrisht edhe këtë fakt për të justifikuar moskandidimin e tyre (ish-ministra dhe ish-zyrtarë të lartë në administratën shtetrore). Nuk mund të ketë justifikim për Topallin, Patozin e ndonjë tjetër, por për të tjerët, me sa duket, Lulzim Basha ka informacione të cilat edhe mund ti ketë marrë nga Edi Rama në kohën e marrëveshjes së 17 majit.
Kjo linjë sulmi, si të korruptuar për ish-ministrat dhe përgjithësisht për antibashët, u përforcua mbrëmë në një emission në “Oranews” te emisioni i Artur Zhejit, kur deputeti dhe një nga njerëzit me besnikë të kryetarit të PD-së, deputeti Salianji tha se ata (AntiBashët) po mblidhen dhe bërtasin se kanë frikë nga Vettingu, pra nga arrestimet që po vijnë. Kjo është akuzë e fortë për ish-ministrat e PD-së, por edhe një autokritikë e pohim nga vetë PD-ja se zgjedhjet në vitin 2013 u humbën vetëm nga kjo kastë e korruptuar e ish-qeverisë së PD-së. Por mbetet edhe një akuzë nga pjesa e re në PD, edhe për ish-kryeministrin e Berisha që bëri një qeverisje të korruptuar në mandatin 2009-2013. Dhe e verteta është se në mandatin 2005-2009 qeverisja e PD-së bëri shumë investime të mëdha kombëtare, kurse në mandatin e tyre e ktheu në qeverisje hajdute.
Këtë fakt duket se ka parasysh Basha dhe deputeti demokrat Salianji kur akuzojnë këtë pjesë të PD-së se po fshihen nga arrestimet.
Por pyetja mbetet se cilët ish-ministra dhe ish-zyrtarë të lartë në kohën e PD-së janë në listën e SPAK-ut?
Lulzim Basha duhet të dijë emrat e kampit të PD-së, por burime nga stafi i tij tregojnë se janë dy ish-ministra ndër vitet 2009-2013 që do arrestohen dhe ku Lulzim Basha nuk ka ndërmend ti mbrojë politikisht. Përkundrazi, do iu thotë” Udhëembarë!