E gjithë Shqipëria në protestë. Policia nis arrestimet; Rama: Do të marrim në administrim zinxhirin e naftës
Qeveria do të futet në administrimin e gjithë zinxhirit të shpërndarjes e shitjes së naftës. Lajmin e dha vetë kryeministri gjatë një komunikimi live me ndjekësit në facebook, ku edhe theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë në këtë aspekt dhe se do të bëhet ngrirja e marzhit të fitimit nga ata që e shërndajnë.
Ndër të tjera, Rama tha se nesër në mëngjes do të mbledh të gjithë furnizuesit e naftës për të krijuar bordin kombëtar të furnizimit me karburant. “Nesër në mëngjes kemi thirrur në tryezë furnizuesit e naftës. Qeveria do të hyjë drejtpërdrejtë në bordin kombëtar të furnizimit me karburant të shqiptarëve”.
Kreu i qeverisë tha se ndërprerja e investime dhe heqja e taksave nuk është zgjidhje për ulen e çmimeve pas i bie që të mos paguhen rrogat dhe shkollat e spitalet, si edhe shumë punëtorë të mbeten pa punë.
Bllokohen rrugët, Policia nis arrestimet. Ka tension mes forcave blu dhe qytetarëve
Qytetarët pasi protestuan 2 orë para Kryeministri, janë shpërndarë në rrugët kryesore të Tiranës, por ata po përballen me forcat e shtuara të Policisë së Shtetit. Kështu furgoni i policisë bëri shoqërimin e dy të rinjve protestues në bulevard. Forca të tjera të efektivëve Shqiponja po lëvizin në rrugë.
Ora 18: 30-Shqipëria e gjitha në protestë, Rama flet nga zyra: Populli foli më 6 mars dhe më tha 5 herë të rri
Shqipëria është e gjitha në protestë, ndaj dhe i shqetësuar kryeministri Edi Rama po flet nga zyra e tij përmes një komunikimi në facebook, ku poshtë Kryeministrisë janë me mijëra qytetarë që po protestojnë.
“Një protestë që po zhvillohet këtu poshtë, dëgjoj thirrje poshtë komunizmi, Rama ik, të shara me megafon nga individë që flasin në emër të popullit, por nuk kam asnjë problem me këto sepse komunizmi ka rënë ka kohë. Para pak ditës populli foli në 6 bashki, dhe tha 5 herë Rama rri.
Nuk jam përkulur kurrë në jetën time për të futur dorën në xhepin e askujt. Nuk janë problem as ulërimat, sharjet e përqeshjet, problemi themelor është bashkimi tyre te e vërteta dhe faktet. I kam ndjekur reagimet e komentet tuaja në Facebook”.
Ora 17:00-Nis protesta qytetare kundër rritjes së çmimeve
Para kryeministrisë sonte janë mbledhur mijëra protestues kundër rritjes së çmimeve. Rrugët që të çojnë në sheshin para kryeministrisë janë bllokuar nga policia nga frika se mos protesta do të përfundojë me përplasje të dhunshme.
Në mbarë Shqipërinë po zhvillohen protesta dhe janë bllokuar rrugët. Qytetarët janë ngritur në protestë edhe në qytetin e Durrësit, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimeve. Me pankarta në duar, qytetarët janë mbledhur pranë stacionit të trenit, duke bllokuar rrugën.
Në Lushnje ka një protestë qytetare kundër rritjes së çmimeve, sidomos për çmimin e naftës. Qytetarët në Lushnjë kanë dalë në protestë dhe kanë bllokuar qarkullimin në rrethrrotullimin e Plukut.
Në Mirditë, po ashtu protestuesit kanë vendosur makinat në Rrugën e Kombit, duke bllokuar qarkullimin. Në protestë ka edhe prezencë të policisë, të cilët i kanë kërkuar protestuesve të lirojnë rrugën, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Rritja e çmimit të naftës dhe e produkteve të tjera ushqimore ka sjell reagimin edhe të qytetarëve të Bilishtit, të cilët janë mbledhur në qendër të qytetit për të protestuar dhe reaguar kundër rritjes së çmimeve. Ata kanë bllokur po ashtu rrugët.
Edhe qytetarët e Sarandës i janë bashkuar protestave për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimeve. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që të marrë masa, duke përmendur uljen e taksave.
Në të gjitha qytetet e vendit kanë plasur protesta kundër Kryeministrit Rama. Ditën e shtunë, ora 11.00, qytetarët kanë lajmëruar për një protestë të madhe kombëtare që fillon nga sheshi “Skënderbej”.
Lexoni edhe:
Bllokohen rrugët, përplasje e policisë me protestuesit
”Nesër tryezë me gjithë furnizuesit”, Rama: Do të marrim në administrim zinxhirin e naftës
”Të bashkohemi”, Rama: Nuk kam futur kurrë dorën në xhepin e askujt
Rama: Brenda javës skenarët për përballimin e krizës, nafta jonë do i çonte makinat për skrap
Shqipëria e gjitha në protestë, Rama flet nga zyra: Populli foli më 6 mars dhe më tha 5 herë të rri
Protestë në Durrës, qytetarët në shenjë revolte bllokojnë rrugën
Dom Gjergj Meta mbështet qytetarët e Rrëshenit në protestën kundër rritjes së çmimeve (VIDEO)
Qytetarët në Lushnjë bllokojnë lëvizjen e mjeteve, ndërhyn Policia
Bllokohet ”Rruga e Kombit” nga makinat e fikura në shenjë proteste (VIDEO/FOTO)