Home POLITIKE ”Nesër ...

”Nesër tryezë me gjithë furnizuesit”, Rama: Do të marrim në administrim zinxhirin e naftës

129
0

Qeveria do të futet në administrimin e gjithë zinxhirit të shpërndarjes e shitjes së naftës. Lajmin e dha vetë kryeministri gjatë një komunikimi live me ndjekësit në facebook, ku edhe theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë në këtë aspekt dhe se do të bëhet ngrirja e marzhit të fitimit nga ata që e shërndajnë.

Ndër të tjera, Rama tha se nesër në mëngjes do të mbledh të gjithë furnizuesit e naftës për të krijuar bordin kombëtar të furnizimit me karburant.

“Nesër në mëngjes kemi thirrur në tryezë furnizuesit e naftës. Qeveria do të hyjë drejtpërdrejtë në bordin kombëtar të furnizimit me karburant të shqiptarëve”.

Kreu i qeverisë tha se ndërprerja e investime dhe heqja e taksave nuk është zgjidhje për ulen e çmimeve pas i bie që të mos paguhen rrogat dhe shkollat e spitalet, si edhe shumë punëtorë të mbeten pa punë.

“Disa thonë ndërprit investime, ato do të thonë që të gjithë punëtorët do të jenë në shtëpi pa punë, po pastaj ku do shkojmë? Disa thonë hiq taksat, po pastaj me ca do i paguajmë rrogat, shkollat spitalet?”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit