E hëna, 22 dhjetor, do ketë përballje të protestuesve me Policinë e Shtetit
Këtë të hënë do jetë protesta-revoltë e PD dhe e opozitës me qeverinë e zotit Rama. Deri tani kryeministri nuk është shprehur për protestën, por Numri Një i Policisë së Shtetit, Ilir Proda tha për gazetën KOHA JONE se “do të jenë afërsisht 1400 forca policore” që do të jenë në gadishmeri totale.
Nga ana tjetër Berisha ka deklaruar se do jetë revoltë. Sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe fjala “revoltë” përkthehet si “kundërshtim me dhunë kundër institucioneve të rendit në fuqi; kryengritje: revoltë popullore”.
Pra kjo e hënë do ketë protestë apo revoltë?!
Shumë protestues demokratë shprehen në rrjetet sociale se për protestë nuk vijmë të dëgjojmë Doktorin se e shikojmë përditë.
Ndërkohë Luçiano Boçi tha për “KOHA JONE” se “mendoj se do jetë kombinim i të dyjave, pra edhe protestë, edhe revoltë”.
Kurse legjendari i protestave të forta të PD, deputeti Edi Paloka, i pyetur se “a do jetë protestë apo revoltë” u përgjigj: “Nuk jam marrë unë me organizimin”.
Burimet në PD shprehen se Flamur Noka po merret me detajet e protestës.
Akoma në PD nuk kanë vendosur nëse do flasë doktor Berisha duke iu shpjeguar demokracinë apo turma do t’i jap leksion PD se nuk fitohet me fjalime!
KOHA JONË SONDAZH

