E kuqja për tradhtarët. E zeza për RILINDASIT!
Aksioni i “bojatisjes” së deputetëve listarë që pranojnë mandatin e turpit vetëm sa ka filluar. Mësohet se “njësitet guerile” popullore nuk do t’i lenë në rrugë, në dyqane, në pragun e shtëpisë, në makinë; kudo të futen, për t’i ngjyrosur fytyrat e tyre me “bojën e tradhtisë”.
Deputetët e PS, që bërtasin për Ralf Gjonin, janë të njëjtët që, kur Kastriot Islami, një nga më të vjetrit në PS, kritikonte me fjalë Edi Ramën, i dërgonin protestues poshtë shtëpisë duke i tmerruar familjen dhe i bënin prita rrugaçësh në rrugë. Ndërsa dje Taulant Balla dhe mazhoranca u shqetësuan për bojatisjen me të kuqe të deputetit tradhtar, por nuk merakosen për gazin lotsjellës helmues ndaj grave dhe fëmijëve në protesta.
Një spërkatje e lehtë me bojë të kuqe ndaj Ralf Gjonit, kandidatit që pranoi mandatin e deputetit duke dalë kundër vendimit politik të LSI dhe opozitës, u trajtua dje nga qeveria dhe mediat afër saj gati si një akt kriminal. Deputeti listor dhe pa asnjë kontribut në LSI, nxitoi të merrte mandatin edhe pse u mbulua me bojë të kuqe, si një shenjë paradhënie për akte të tjera edhe me të dhunshme ndaj tij dhe sojit të tij. Ky akt, flasin nën zë militantët e opozitës, është vetëm si aperativ, pasi do të ketë ndaj sejcilit prej tyre akte edhe më të dhunshme, madje do t’i turpërojmë në rrugë, në dyqan, në derën e shtëpisë, kudo.
Numri dy i PS-së, Taulant Balla, reagoi ashpër në Kuvend ndaj aktit. Mediat që marrin orientime nga zyra e Kryeministrit raportonin se deputeti i ri u sulmua me lëndë kimike!! Janë të njëjtat media që nuk raportojnë kurrë për gazin lotsjellës në protesta, për helmimin e fëmijëve dhe grave nga policia, për dhunën ndaj qytetarëve dhe as për faktin se në Tiranë nuk ka më vende në burgje për të mbajtur protestuesit e opozitës. Ndërsa dje, një akt individual të një të riu që nuk bie dakord me marrjen e mandatit nga deputeti, e interpretuan njëlloj sikur ngjarjet e luftës në Siri si “sulm me lëndë kimike”! Ndërkohë socialistët u shprehën të indinjuar duke akuzuar PD dhe LSI për aktin, edhe pse drejtuesit e këtyre partive deklaruan se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje. Deputetët e PS që bërtasin për Ralf Gjonin, janë të njëjtët që kur Kastriot Islami, një nga më të vjetërit në PS, kritikonte me fjalë (jo duke votuar kundër PS në Kuvend) Edi Ramën, i dërgonin protestues poshtë shtëpisë duke i tmerruar familjen dhe i bënin prita rrugaçësh në rrugë.
Sigurisht dhuna nuk mund të mbështetet, por para se t’u kërkojmë llogari qytetarëve që reagojnë ndaj atyre që thonë se i përfaqësojnë në Kuvend, u duhet kërkuar llogari Qeverisë dhe PS që po bëjnë një maskaradë me deputetët e blerë dhe po nxisin konflikt civil. Vetëm dje bënë betimin tre deputetët të rinj duke tradhtuar vendimin e partive që i kanë futur në lista. Numri i të pabindurve dhe siç i quan opozita të blerë ka arritur në 19. Procedura e ndjekur nga mazhoranca për zëvendësimin e mandateve që opozita dogji në bllok, me vendim politik, është jo vetëm e pamoralshme, por edhe antiligjore e antikushtetuese. E pamoralshme, sepse emrat që po hyjnë në Kuvend dalin kundër vendimit të partive politike, PD dhe LSI. Kur një formacion politik vendos me forumet më të larta se situata politike kërkon që të mos jenë më fasadë në një parlament që ka mazhorancë të dalë nga zgjedhjet e vjedhura, vendimi kundër partisë është thjesht tradhti. Dhe jo “bojatisja” është shumë pak! Dhe natyrisht tradhtarët ndëshkohen. Zëvendësimi i deputetëve të zgjedhur të opozitës me emra të fundit nga lista është antiligjor, sepse sistemi zgjedhor që kanë miratuar partitë kryesore është i tillë që nuk lë vend për interpretime. Në zgjedhje, çdo shqiptar ka votuar për partitë politike dhe jo për kandidatët. Emrat e deputetëve që dalin sot dhe thonë se do të përfaqësojnë interesin e atyre që i kanë votuar (!), në fakt nuk përfaqësojnë asgjë. Asnjë qytetar shqiptar, ligjërisht, nuk e di se cili është deputeti që e përfaqëson. Zgjedhja që bëhet në votime është logoja e partisë dhe emri i kryetarit të saj. Për sa kohë që forumet e partive dhe vet kryetarët e opozitës kanë bojkotuar Kuvendin, deputetët që hyjnë në Kuvend janë thjesht njerëz që kanë dëshira personale për karrierë apo interesa financiare, por jo përfaqësim politik opozitar. Ata janë asgjë. Zemërimi i militantëve të partive ndaj këtyre tradhtarëve dhe interesaxhinjve u shfaq edhe dje në protestë para Kuvendit. Dëgjoheshin zëra nga turma se tradhtarët do skuqen, bile nuk munguan edhe disa që folën se do t’i “plagosim” në këmbë dhe dorë kushdo futet në këtë parlament krimi nga listat e PD dhe LSI. Ndërsa për rilindasit kanë vendosur, si fillim, t’ju hedhin bojë të zezë në fytyrë. Kjo natyrisht që është e dënueshme ligjërisht, sepse këto metoda me “njësite guerile” nuk duhet kurrsesi. Situata po precipiton rrezikshëm dhe përplasja, fatkeqësisht, do të jetë fatale për vendin. Ndaj duhet urgjent ndërkombëtarët të ndërhyjnë për gjetjen e një zgjidhje, pasi sa më shumë shullëhet nën diellin e hotel Rognerit ambasadori i OSBE, aq me keq do vijë fundi për kryeministrin. Njerëz me mend në PS po mundohen të flasin, por kryeministri u ka çuar deputetët “opozitarë” të blerë si presion ndaj tyre.
Dje u hodh bojë e kuqe mbi njërin. Deputetët e PS, që bërtasin për Ralf Gjonin, janë të njëjtët që kur Kastriot Islami, një nga më të vjetrit në PS, kritikonte me fjalë Edi Ramën i dërgonin protestues poshtë shtëpisë duke i tmerruar familjen dhe i bënin prita rrugaçësh në rrugë. Ndërsa dje Taulant Balla dhe mazhoranca u shqetsuan për bojatisjen me të kuqe të deputetit tradhtar, por nuk merakosen për gazin lotsjellës helmues ndaj grave dhe fëmijëve në protesta. Aksioni i “bojatisjes” së deputetëve listarë që pranojnë mandatin e turpit vetëm sa ka filluar. Mësohet se “njesitet guerile” popullore nuk do t’i lenë në rrugë, në dyqane, në pragun e shtëpisë, në makinë; kudo të futen, për t’i ngjyrosur fytyrat e tyre.
Qamil Xhani