“E mbajtëm në krah Edi Ramën, por tani ankohet dhe bërtet: “Më rrahën!”
Tashmë duket hapur se pas pazarit Basha-Rama palët e dashurisë të ditës së 17 majit kanë filluar të sulmojnë LSI. Nuk është sekret nga selitë rozë dhe blu, ku njërëzit pranë Bashës dhe Ramës, u thonë hapur drejtuesve në rrethe se “me rrezik për vota kemi Ilir Metën se sa tjetrin… (nënkupto sipas rastit, PD për Ramën dhe PS për Bashën). Ndërkohë LSI dhe Ilir Meta kanë deklaruar se asnjë nga tre partitë kryesore nuk merr me shumë se 53 deputetë. Edi Rama po turfullon ngado nëpër qytete e fshatra se “dua të jem i vetëm si shofer në makinë”, por me ironi Monika Kryemadhi, zv/kryetarja e LSI iu përgjigj se “njëherë merr patentën e shoferit, sepse nuk ke patentë dhe me pas merre makinën!”. Dhe për të mos ia lenë pa kthyer deri në fund reston shtoi se kujdes ju të PS, se mos shoferin e keni të dehur dhe nuk dihet se ku bie makina.
Petrit Vasili e acaron edhe me tepër kryeministrin kur deklaron se LSI do jetë forcë e parë apo kur Luan Rama i kujton drogën që u kultivua nën drejtimin e Saimir Tahirit.
Nuk ka vonuar sot këshilltari i Ilir Metës në Kuvend Emiliano Aleksi dhe i është përgjigjur flakë më flakë deklaratës së sotme të Edi Ramës i cili tha se LSI ka qenë pengesë për të bërë më shumë punë gjatë 4 viteve që bashkëqeverisën. Aleksi nuk ka komentuar drejtpërdrejtë fjalët e kryeministrit, por ka shfrytëzuar disa vargje të poetit Dritëro Agolli, që i kushtohen mosmirënjohjes dhe pabesisë.
“E mbajta në krah tërë ditën
Edhe zemër i dhash…Mbahu!
Të nesërmen në fshat kur arritëm,
U tha të tjerëve:
Më rrahu !”, citon Agollin, Emiliano Aleksi.