E njihni këtë grabitës?Raportoni në polici.Telefononi në 069 41 05 735

Policia e Tiranësi kërkon ndihmë qytetarëve, për të identifikuar autorin e një vjedhje me dhunë. Taksisti i bën rezistencë.

Lidhur me ngjarjen e datës 9 nëntor 2015, në rrugën “Tre Dëshmorët” në Tiranë, shtetasi H. H, ka bërë kallëzim penal se një shtetas i ka kërkuar shërbimin taksi dhe para se të zbriste nga automjeti, nën kërcënimin e nje sendi si ajo e armës se zjarrit ka tentuar t’i vjedhë me dhunë lekët e xhiros ditore, raporton Express.

Më pas agresori është larguar në drejtim të paditur. Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e shtetasit , që shfaqet në videon e siguruar nga grupi hetimor. Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 2 milion lekë (të vjetra) për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

Çdokush që ka informaciom mund të telefonojë në nr. 069 41 05 735

SHKARKO APP