E pabesueshme/ Banda shqiptare në Britani foto mes malit të parave

Kriminelët shqiptarë në Britani të Madhe janë duke e shfaqur pasurinë e tyre në rrjetet sociale dhe duke u mburrur me paratë e tyre kesh, shkruan “The Sun”. Kriminelë të ndryshëm të shtetit të varfër të Ballkanit po mburren duke treguar se janë të lumtur që do të kthehen në shtëpi me fitimet e tyre. Disa madje kanë fotografuar veten pasi kanë arritur në këtë vend, suksesin.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani e ka quajtur fluksin “një kërcënim të madh” për shkak të lidhjeve të drejtpërdrejta të kriminelëve me Amerikën Jugore dhe rrjetet e trafikimit seksual. Ata thanë: “Grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një profil me ndikim të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan “The Sun”.

Olsi Behluli, i cili është duke bërë 11 vjet burg  për posedim të heroinës dhe kokainës në vlerë prej 4 milionë funtash, është një prej tyre. Fotografia e “aktorit” 24 vjeç, rrethuar me plotë 250 mijë funta, është zbuluar nga policia.

Luan Plakici, i cili është duke bërë 23 vjet burg për kontrabandimin e 60 grave në prostitucion, është parë të mbajë një pako nën divanin e tij, shkruan “The Sun”.

Ardi Beshiri, u burgos kur në çorapet e tij u gjet kokainë, dhe një grumbull parash iu gjet që e mbante në shpatullën e tij.

Në një imazh tjetër shfaqet, Bes Besiajn i cili përpiqet të “hajë” një grumbull të madh parash/ © The Sun – GazetaBlic.com

Image

Një mal me para… Olsi Behluli në një Snap të bërë.
Image

Uritur për para…. Bes Besiaj me një tufë.Image

Luan Plakici
Image

Ardi Beshiri

SHKARKO APP