E shikuat çfarë qytetërimi politik në Austri? Ikën kryeministri dhe zv/kryeministri

Në Austri dhanë dorëheqjen kryeministri dhe zv/kryeministri, të dy nga parti të ndryshme politike, por që bashkëqeverisnin. Për një video!

“E patë qytetërimin, njerëzit? Ishte në tentativë skandali dhe dy veta dhanë dorëheqjen. Nuk pritën gjykatat, ata, se gjerat zgjidhen politikisht”. Çlirim Gjata, sekretari për çështjet ligjore të PD-së, në një bisedë në A2 i referohet vendimit për zgjedhje të parakohshme në Austri, pas një skandali përgjimesh.

Sot prapë Edi Rama deklaroi se nuk don t’ia dijë për opozitën dhe se do të shkojë i vetëm në votime.

Edhe pse Qeveria duket e sigurt mbi zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, Çlirim Gjata deklaron se kjo është e pamundur, tashmë “çështje e mbyllur”. Por kjo nuk do të thotë që demokratët nuk po përgatiten, dhe kështu interpretohet edhe dërgimi i anëtarëve në KZAZ-të.

“Ne pamë që po bëhen manipulime në regjistrimin e kandidatëve. Do të ishte një problem edhe kur zgjedhjet të shtyhen, se kandidatët ato do të jenë”, thotë Gjata. Në këtë pikë ai kërkon që KQZ te mos shprehet politikisht, të qëndrojë teknike dhe mos t’i japë mend kujt, se kush është parti parlamentare dhe kush jo”.  Bindja është formalisht parti opozitare, por cilësohet si “pjesë e opozitës së krijuar nga Rama, ka lënë një shije të keqe sesi është themeluar brenda ditës”.

Qëndrimit të ngurtë të Qeverisë mbi datën e zgjedhjeve, ai i përgjigjet se “duhet të vejmë në balancë karrigen e kryeministrit me lëvizjen mbarë popullore që ka filluar. Ju mendoni që do të tërhiqet opozita? Po ndodhi, ajo shuhet”.

Sipas tij, opozita nuk mund të rrinte të shihte, duke mësuar edhe nga historia e Shqipërisë dhe Evropës. Sipas tij, një opozitë fasadë solli përplasjet që çuan në luftë civile Ukrainën, por edhe shembulli shqiptar i ’97-ës vinte nga një opozitë që “u zgjua vonë” dhe nuk menaxhoi situatën.

Ndërkohë këtë të hënë kryeministri Rama pohoi para deputetëve të PS se zgjedhjet do të bëhen. “Askush mos të ketë iluzione se më 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje. Detyra e çdo deputeti është të përçojë mesazhin se zgjedhjet do të bëhen”- ka thënë Rama.

Shembullin e Austrisë, kryeministri Rama as që e shikon sepse nuk i pëlqen se si veproi kryeministri Kurz. I djeg karrika e tij, ndaj nuk e do rastin austriak.

 

SHKARKO APP