E sigurtë/ Lulzim Basha i thotë “po” ofertës amerikane të Hoyt Brian Yee

Lulzim Basha është para zgjedhjes finale: Ose të vijojë traditën e tij amerikane ose të futet në listën e zezë të Uashingtonit zyrtar. Nuk ka përse heziton ndërkohë që zyrtari amerikan Hoyt Brian Yee ka ardhur posaçërisht për të dhe po pret, siç nuk ka pritur njeri. Amerikanët janë supërfuqi botërore dhe kampion i demokracisë, por nuk kanë shumë kohë të tepërt të presin Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Sidomos lideri i opozitës Basha duhet të nxitojë që të mos kap avionin Hoyt Brian Yee dhe të ikë, pa përgjigje pozitive, pasi më vonë Basha do të endet udhëve të Uashingtonit dhe nuk do ta takojë as pastruesja e Hoyt Brian Yee!

Lulzim Basha nuk duhet të dëgjojë skifterë që duan kokën e Edi Ramës me duart e Lulzim Bashës. Edi Ramën, nëse nuk e duan, ta rrëzojnë me votë. Por përveç këtij grupimi Lulzim Basha ka plot “miq” në PD të cilët mezi presin që Basha të dalë kundër SHBA dhe më pas ta palosin. Nëpër sms dhe telefona disa prej këtyrë “dashamirësve” i thonë Luzim Bashës që “mos e prano paketën  McAllister”, pra ofertën e zyrtarit të lartë McAllister. Nga ana tjetër janë mbledhur kundërshtarët e tij në një lokal në ish-bllok dhe luten që Lulzim Basha të hyjë në konflikt me SHBA dhe më pas kanë edhe zgjedhjet në PD me 22 korrik dhe ta rrëzojnë si kryetar të selisë blu.

Lulzim Basha bëri epokë në pak muaj. Ngriti emrin e PD, forcoi elektoratin demokrat, bëri problem ndërkombëtar çështjen e drogës shqiptare, dobësoi Edi Ramën me një çadër dhe u bë lider de facto në opozitë. Çfarë do me tepër Lulzim Basha?! Tani të pranojë ofertën amerikane dhe të futet në zgjedhje. Edhe nëse nuk i fiton, ka bërë kaq shumë për opozitën sa duhet ta marrin në shpinë demokratët.

Burime nga selia blu thonë nën zë se Lulzim Basha e do ofertën e zyrtarit amerikan dhe paketën McAllister.

Pritet ta thotë me gojën e tij, sot. Dhe amerikanët do ta respektojnë se i dëgjoi.

J.L.

http://albanianews1.al/e-sigurte-lulzim-basha-i-thote-po-ofertes-amerikane-te-hoyt-brian-yee/

SHKARKO APP