E vret dhe i shkon në varrim !
Ajet Rexhepi, ish- polic i komunës Xarrë u arrestua nga policia për vrasjen e 44-vjeçarit Pajtim Shehu. Lajmi habiti banorët e zonës, që treguan se një ditë pas vrasjes, ai kishte qenë në varrimin e fqinjit dhe kishte mbajtur zi për viktimën.
Ajet Rexhepi u arrestua, pasi u mor në pyetje nga policia. Në duart e tij u gjetën gjurmë të barutit. Pajtim Shehu u vra me një plumb në ballë pas një grabitjeje, në një dyqan të fshatit, shkruan lapsi. Fqinji i tij shfrytëzoi situatën e konfliktit gjatë grabitjes dhe e qelloi per vdekje. Mes të dyve ekzistonte një konflikt i hershëm.