Edhe 5 deputetë të tjerë pro Ben Blushit.Do dalin hapur në Kongres
Pas deputetes Mimoza Hafizi, e cila doli hapur pro parimit se duhet të votohet në Kongresin e datës 19 mars për kryetarin e PS-së, deputeti Blushi tha për mediat se ka edhe deputetë të tjerë të cilët duan që PS të mos tjetërsohet dhe për një kolegjialitet në selinë rozë. Ndonëse Blushi nuk tha emrat, porse “KOHA JONE” arriti të mësoj se janë pesë deputetë të tjerë, përveç Mimoza Hafizit. Dhe nga të pestët dy deputetë janë me vjetërsi në grupin parlamentar socialist. Mimoza Hafizi njihet si një intelektuale me integritet dhe personalitet të lartë profesional e politik.
Mësohet se edhe ish-Presidenti Meidani ka prirje të flasë proBlushit, sepse kërkon një PS me kolegjiale dhe që të zbatoj statutin e saj.