Edhe “kështjella” demokrate e Kamzës po bie në mes të vapës!

Sot PS-ja ka konstituar këshillin bashkiak të Kamzës. Mbledhja u zhvillua në një shkollë të zonës, kurse në zyrën e bashkisë vazhdon të qëndrojë Xhelal Mziu. Ky i fundit ka deklaruar se nuk do ta lëshojë zyrën sepse nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërkohë rivali i tij socialist ka thënë se do ta drejtojë bashkinë. Rakip Suli i tha se kjo ditë shënon një moment kthese për Bashkinë e Kamzës, teksa nuk i kurseu ironitë për paraardhësin e tij, Xhelal Mziu.

Suli tha se “Në mënyrë të veçantë faelnderoj PS dhe Ramën që më dha mundësinë që të jem kryetar i Kamzës. Jam mirënjohës për skuadrën e 30 qershorit, u arrit që të hapet një faqe e re për Kamzën. Nga sot interesi i qytetarëve të Kamzës, mbrohet nga ne. Qytetarëve të Kamëz deri tani janë shtuar hallet dhe jo zgjidhur. Një rrjedhë historie e mbrapsht që nuk ka sjellë as zhvillim dhe as mirëqenie për qytetarët e Kazmës”.

Jashtë bashkisë së Kamzës janë mbledhur dhjetra persona që bërtasin dhe mbajnë parulla kundër kryeministrit. Por e verteta, ndonëse është vapë e madhe, nuk ka kaq shumë demokratë që ndodhen para bashkisë. Me sa duket PS-ja e ka menduar këtë djallëzi dhe ndaj e synon ta marrë kur qytetarët janë në pushime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur mendohej se do të kishte mijëra në mbrojtje të bashkisë së PD-së dhe kundër kryeministrit, numri mund të shkojë në disa dhjetra veta apo qindra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama po “pushton” në gusht si dikur sulltanët kur rrethonin kalatë shqiptare, pasi me afrimin e vjeshtës fillojnë shirat e Sulltani ikte.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?