Edhe kjo po ndodh!Luksemburgu synon të nxjerrë minerale nga asteroidet

Plani është që të mos dërgohet në hapësirë një anije e madhe dhe e kushtueshme, por një numër i madh sondash të vogla jo më të mëdha sesa një valixhe, të pajisura me kamera dhe pajisje të tjera teknologjike të avancuara. Ato do të përdorin inteligjencën artificiale për të komunikuar me njëra-tjetrën, për të analizuar përbërjen e asteroidit
Misioni i parë tregtar që do të gërmojë në asteroide për të mbledhur metalet e çmuara mund të nisë brenda pesë viteve, ndërsa qeveria e Luksemburgut po punon në sipërmarrje të përbashkëta me kompanitë e kërkimit hapësinor të SHBA-së, të grumbullojnë ujë dhe minerale jashtë Tokës nëpërmjet robotëve.

“Që kur Luksemburgu deklaroi në muajin shkurt se kishte për qëllim që të kthehej në një qendër globale të gërmimit të asteroideve për të grumbulluar metale, punët kanë ecur me shpejtësi. Agjencitë e hapësirës dhe kompanitë nga e gjithë bota na kanë kontraktuar ne për një bashkëpunim të mundshëm”, thotë Kryeministri Etienne Schneider.

Shteti i vogël europian është duke punuar në një mision të përbashkët me një kompani kaliforniane, e cila merret me prodhimin e anijeve të vogla hapësinore, të afta që të udhëtojnë në thellësi të hapësirës.

Modeli ku palët janë përqendruar quhet “Prospector-X” dhe kjo anije duhet që të arrijë të prodhojë dhe kontrollojë robotë, të cilët do të mund të eksplorojnë asteroidet e shumta përreth Tokës deri në 2020-n.

Dukati i madh është në fazën finale të negociatave me një tjetër grup amerikan, “Planetary Resources”, aksionerët e të cilit janë pronarët e Google Alphabet Larry Page dhe Eric Schmidt, themeluesi i “Virgin”, Sir Richard Branson dhe shumë sipërmarrës të tjerë të kompanive të njohura të stacionuara në Silicon Valley.

Plani është që të mos dërgohet në hapësirë një anije e madhe dhe e kushtueshme, por një numër i madh sondash të vogla jo më të mëdha sesa një valixhe, të pajisura me kamera dhe pajisje të tjera teknologjike të avancuara. Ato do të përdorin inteligjencën artificiale për të komunikuar me njëra-tjetrën për të analizuar përbërjen e asteroidit.

Prospector-X do të ndërtohet në Luksemburg. “Luksemburgu e bën dukshëm diferencën, duke pranuar që të bëhet pjesë e kësaj iniciative”, tha Rick Tumlinson, kryetari i DSI-së. “Menjëherë i bën copë e çikë mitet se gërmimi në asteroid është ose fantazi e një intrige nga Silicon Valley ose një komplot imperialist amerikan për të marrë të gjithë sistemin solar.”

Luksemburgu po investon burime financiare të mëdha për të zhvilluar grumbullimin e mineraleve nga asteroidet. Përveç shoqatave të ndryshme, kompanive, edhe Banka Qendrore e vendit është gati për këtë iniciativë.

Përveç zhvillimit të teknologjisë, vendi dëshiron që të hedhë bazat ligjore, në mënyrë që ta shfrytëzojë këtë biznes në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Në fillim, minatorët robotë do të gërmojnë akullin për të nxjerrë ujë, nga e cila varet kjo industri.

Në një asteroid me gjatësi 500 metra mund të nxirret platinium me vlerë 2.9 trilionë dollarë, gati 174 herë më shumë në vlerë sesa nxirret aktualisht në Tokë në një vit.

Ndërkohë që sasia e ujit që mund të përfitohet do të jetë pesë trilionë dollarë. Kompanive u kushton 20 mijë dollarë që të dërgojnë një litër ujë në hapësirë.

Elektriciteti i prodhuar nga panelet diellore do të mund të ndajë ujin në përbërësit e tij, hidrogjen dhe oksigjen, që prodhojnë një energji mjaft të fuqishme nëse ato rikombinohen. Ose uji mund të përdoret direkt për të krijuar lëvizje.

Prospector-X po teston një helikë uji elektro-termale, pajisje që e ngroh ujin në temperatura të larta dhe rrit presionin falë energjisë solare, më pas nxjerr tym për të vënë në lëvizje anijen kozmike. “Ky do të jetë me të vërtetë një ibrik tymi fluturues”, thotë Bonin. “Thjeshtësia maksimale do të jetë esenciale për minatorët robotë. Robotët me forma njerëzore me duar dhe këmbë nuk do të punojnë për një kohë shumë të gjatë në një asteroid, sepse ata shumë shpejt do të bllokohen nga pluhuri. Sistemet duhet t’i bëjmë të thjeshta dhe të forta, me sa më pak pjesë lëvizëse që të mundemi.”

Për Kryeministrin e vendit, industria minerale tek asteroidet i ka bërë mirë Luksemburgut, imazhi i të cilit është dëmtuar si pasojë e lajmeve në lidhje me çështjet financiare, shkruan shqip.

“Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar për ‘Panama Papers, ‘Lux Leaks’ dhe zërat se Luksemburgu është një parajsë për taksat. Asgjë nuk është e vërtetë”, vazhdoi ai. “Tre të katërtat e aktiviteteve tona të biznesit nuk janë të lidhura me shërbimet financiare dhe shumë njerëz kërkojnë që të investojnë në bizneset satelitore dhe të teknologjisë së lartë të Luksemburgut.

SHKARKO APP