Edhe me sondazh pro tij, sërish PS dhe Rama humbet zgjedhjet. Opozita merr 53 % të votave

Mbrëmë u dha një sondazh, ku edhe pse donin ta mbronin kryeministrin Rama, përsëri shifrat ishin katastrofike për qeverisjen. U detyruan të pranojnë se 53 % e popullit nuk e voton kryeministrin dhe PS. Pra, në çdo rast, zgjedhje vendore apo parlamentare, zgjedhjet i fiton opozita.

IPR Marketing dhe RTV Ora publikuan të mërkurën (3 prill) sondazhin e parë për këtë vit ku tregohet orientimi politik i votës së 3 prillit 2019 dhe një krahasim me votat e zgjedhjeve për Kuvendin 2017.

Në studion e programit “Tempora” të Sonila Meços dhe nën komentin e Administratorit të IPR Marketing, Antonio Noto, analistëve dhe opinionistëve të njohur, si Artur Zheji, Dritan Hila dhe Ben Andoni, shqiptarët u njohën me rezultatet e sondazhit të parë për këtë vit, në nivel kombëtar mbi çështjet kryesore të aktualitetit.

Kryeministri Edi Rama në ditët e fundit paraqiti kandidaturën e Erion Veliajt si kryetar i bashkisë së Tiranës. A mendoni se Erion Veliaj do te jetë kreu i ardhshëm i PS, pas Edi Ramës?

Shqiptarët mendojnë se Erion Veliaj do të jetë pasuesi i Ramës në krye të Partisë Socialiste. Këtë mendim e ndajnë 56.1% e qytetarëve shqiptarë. 16.7 % mendojnë se Veliaj nuk do të jetë kreu i ardhshëm i PS dhe 27.1 % janë shprehur se nuk e dinë.

Ndërsa 34.7% e të anketuarve e gjykojnë negativisht veprimtarinë e qeverisë Rama, kundrejt 29.5% që e vlerësojnë pozitivisht.

62 % e shqiptarëve nëse do t’u jepej mundësia do të largoheshin nga  Shqipëria ku problemet kryesore janë papunësia, korrupsioni dhe varfëria.

Drejtori i IPR Marketing Antonio Noto informoi se sondazhi është në nivel kombëtar dhe intervistat janë zhvilluar javën e kaluar, janë përpunuar dje dhe sot është marrë rezultati përfundimtar. Kampioni i përdorur janë rreth 2000 zgjedhës dhe përfaqësojnë gjithë popullatën rezidente në Shqipëri.  Nga Tirana janë 31.3% të intervistuarve.

Zgjedhjet, orientimi i votës 

Sipas sondazhit të IPR – ORA, 44.0% e shqiptarëve janë të orientuar drejt votës së Partisë Socialiste. 38.0% janë të orientuar drejt Partisë Demokratike, 15.0% drejt LSI. Ndërsa 3.0% kanë thënë se do të votojnë parti të tjera.

Ndonëse shifrat edhe në këtë rast të dukshme të ulura për opozitën, përsëri sondazhisti është detyruar të mos ulë shumë përqindjet e opozitës në krahasim me realitetin.

Pra nëse do kishte zgjedhje lokale dhe kombëtare PS humbet thellë pushtetin, sepse PD-LSI shkojnë 53 % dhe Edi Rama 44 %.
Natyrisht që sondazhi ndonëse kishte nota pro kryeministrit Rama, pasi flitet se kanë luajtur me disa shifra, por prapë IPR u detyrua të pranonte se PS e humbet pushtet në çdo moment.

Sado që sondazhi kishte difekte dhe hije dyshimi për disa rezultate, edhe pse prapë rezultatin ia kishin mbajtur lart Edi Ramës (për arsye që kuptohen), prapë se prapë sondazhet për kryeministrin dhe qeverisjen janë kaq poshtë sa janë detyruar të pranojnë se 53 % fiton opozita.

Sondazhet realiste të një kompanie të huaj e cila punon për një shtet të fuqishëm, por që nuk i reklamon sondazhet, nxjerr se PD merr 40%, LSI 23 % dhe PS-ja ka rënë në 37 %.

SHKARKO APP