Edhe në vitin 1920 deputetë progresistë shqiptarë dorëzuan mandatet e deputetit

Nga Kastriot Dervishi

Në historinë e Shqipërisë, djegia e mandateve të opozitës në vitin 2019 ishte rasti i dytë. I pari është pikërisht në trupën e parë legjislative. Këshilli Kombëtar i emëruar në Kongresin e Lushnjës kishte 38 deputetë. Disa prej tyre u betuan me vonëse. Mbledhja e parë nisi më 27.3.1920, që shënon edhe nisjen e jetës parlamentare shqiptare.

Më 15.11.1920, Këshilli Kombëtar zhvilloi mbledhjen e fundit të tij të 70-të që ishte edhe e fundit, votëbesimin e qeverisë së Iljaz Vrionit (që vinte pas asaj të Sulejman Delvinës së zgjedhur në Lushnjë).

Nuk do kishte më mbledhje tjetër sepse nuk qe e mundur të mblidhej sërish organi legjislativ. Para deklaratës së madhe, disa deputetë deklaruan dorëheqjet:

1-Abdurrahman Krosi

2-Dine Dema

3-Dine Maqellari

4-Halim Çela

5-Arkimandrit Visarion Xhuvani

6-Osman Lita

7-Kolë Thaçi

Më 24 nëntor 1920, si reaksion, deklaruan dorëheqjet nga mandatet e tyre, 18 deputetë të tjerë:

1-Dhimitër Kacimbra (kryetari)

2-Qazim Koculi

3-Beqir Rusi

4-Neki Ruli

5-Pilo Papa

6-Hafiz Xhemal Naipi

7-Hysen Vrioni

8-Bektash Cakrani

9-Llambi Goxhomani

10-Hafiz Ejup Sabriu

11-Ramiz Daci

12-Irfan Ohri

13-Adem Gjinishi

14-Qazim Dyrmishi

15-Kiço Koçi

16-Myqerem Hamzaraj

17-Sadullah Tepelena

18-Xhemal Shkodra

Kësisoj bëheshin 25 deputetë nga 38 që ishin gjithsej. Iu hap rruga zgjedhjeve të para që u zhvilluan në prill 1921.

SHKARKO APP