Edhe një deputet i PS tjetër del hapur pro Ben Blushit. Plas në PS!
Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Shkodrës, Namik Kopliku deklaroi dje në një prononcim për mediat, se deputetin Ben Blushi e mbështet e gjithë Partia Socialiste, për zbatimin e statutit. Sipas tij, ka një vendim të Asamblesë Kombëtare të 8 korrikut, ku është mandatuar një grup pune për ndryshime në statutin e partisë. Për këtë ai shprehet se, nëse kongresi i miraton ato që do të propozohen nga ky grup, atëherë edhe zgjedhja apo konfirmimi i kryetarit do të bëhet sipas këtyre ndryshimeve.
“Me sa di unë, Ben Blushi ende nuk ka shpallur një platformë. Ai është shprehur edhe brenda grupit parlamentar që të respektohen rregullat e statutit dhe të partisë. Në këtë pikë Ben Blushin, sigurisht e mbështet e gjithë Partia Socialiste. Edhe kryetari i Asamblesë Kombëtare, zoti Ruçi e mbështeti dhe i tha se ‘kemi një vendim asambleje dhe atë po zbatojmë’. Blushi është i lirë t’i shfaqë mendimet e tij, por me argumente dhe kundërargumente”, – u shpreh Kopliku.
Por, i pyetur se a duheshin bërë zgjedhjet për kryetarin e partisë dhe përse ato nuk u bënë në vitin 2013, Kopliku shprehet: “Duhej të ishin bërë zgjedhjet, por ashtu e kanë arsyetuar. T’i dalë zot vetë ai që e ka arsyetuar! Por për këtë rast që po afrohemi te kongresi, është e vërtetë që në asamblenë e 8 korrikut u caktua një grup për ndryshimet në statut, dhe ai do raportojë në kongres. Kështu, kjo është situata që di unë. Personalisht e mendoj: a e kam aprovuar rezolutën e Asamblesë Kombëtare? Atëherë ta zbatojmë atë, që do të thotë, të presim ndryshimet statutore”, – sqaron Kopliku.
“Tashmë ndryshimet mendohet që të jenë të tilla që në vazhdimësi, nëse fitohen zgjedhjet, nuk ka nevojë të bëhen zgjedhjet për kryetar partie. Kam përshtypjen, kështu duhet të jetë, por nuk i kam parë, as unë, as kurrkush tjetër”, – shprehet ai. “Pra nuk mund të them a është për t’u zgjedhur apo jo kryetari, në një kohë që të jetë sipas rregullave që ishin; është e shkruar e zeza mbi të bardhë në statutin e partisë, siç edhe fakti është që ne kemi ngarkuar një grup për të punuar për ndryshimet statutore që do ia paraqesë kongresit. Në momentin që do të paraqiten, do të shohim”, – shprehet deputeti socialist i Shkodrës.
Ndërkohë, i pyetur se çfarë mendon për kritikat e Ben Blushit për mënyrën se si po qeveriset vendi, Kopliku shprehet se: “Nuk më duken fare reale. Nuk pasqyrojnë realitetin. Nuk është e vërtetë që jemi keq me ekonominë. Është kollaj, është tjetër gjë të kapësh detaje të shkëputura nga tërësia e qeverisjes. Qeverisja për mua është shumë mirë”. Ndërkohë, dje, deputetët e qarkut të Shkodrës kishin një takim me kryetarin e partisë, Edi Rama, për të diskutuar në lidhje me zgjedhjet në partinë e Shkodrës. Pritet që këto ditë edhe kjo degë të nisë zgjedhjen e delegatëve të kongresit.
Filloi orteku Blushi në PS.
Lexo dhe:
Deputetja Mimoza Hafizi: Mbështes platformën e Ben Blushit në Kongres
Edhe 5 deputetë të tjerë pro Ben Blushit.Do dalin hapur në Kongres
Ben Blushi: Deputetët që më mbështesin të mos penalizohen nga Rama (VIDEO)
Loja dinake e Ben Blushit me ministrat Tahiri, Ahmetaj dhe zv/kryeministrin
Endri Fuga i kryeministrisë drejton krejt fushatën kundër Ben Blushit
Edi Rama në emision: Ben Blushi akoma nuk e ka kaluar vijën e kuqe
Ahmetaj: Më vjen keq për Ben Blushin që flet me ambicje personale
Musa Ulqini: “Nuk jam as me Ramën, as me Ben Blushin. Jam me PS!”