Edhe ish-kryeministri Sali Berisha firmos heqjen dorë nga mandati i deputetit

Sali Berisha dha dorëheqjen e parevokueshme nga mandati i deputetit në mbrëmjen e sotme. Ashtu si edhe lideri i partisë më të madhe opozitare, Basha, një nga figurat më me peshë të kësaj partie nuk ka humbur kohë. Po kështu Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI firmosi. Të gjithë deputetët e PD dhe LSI kanë firmosur heqjen dorë. Vetëm Lefter Koka (LSI) e Rudina Hajdari (PD) nuk firmosën.

Vendimi vjen si pasojë e gjendjes së vështirë që ndodhet vendi, që sipas PD-LSI përgjegjëse kryesore është qeveria Rama.

Ja firmat e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit:

Lexoni edhe….

SHKARKO APP