Edi Paloka, ndryshe nga Berisha për takimin e Salianjit: “Pashë djem të rinj që duan të ndryshojnë diçka brenda PD-së”

Demokrati i njohur Edi Paloka deklaroi këtë të diel në emisionin “Kjo Javë” në News24 se kishte ndjekur me vëmendje takimin e organizuar nga Ervin Salianji në Durrës.

Paloka u shpreh se kishte interes personal për këtë takim, pasi në vitin 2021 ka qenë drejtues politik i qarkut të Durrësit.

“Ndoqa pak takimin e Durrësit sepse isha kurioz të shihja se çfarë do të ofrohej. Pashë disa nga bashkëpunëtorët e mi që i vlerësoj shumë. Prisja të dëgjoja disa propozime, por nuk pashë të tilla”, – tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam i ashpër vetëm me armikun, jo me kolegët e PD-së”

Swiss Digital Mobile Reklama

Paloka theksoi se brenda PD-së nuk ka pasur dhe nuk ka konflikt me askënd, duke theksuar se ashpërsia e tij shfaqet vetëm përballë atyre që i konsideron armiq politikë.

“Në PD nuk mund të thotë njeri që Ed Paloka ka pasur një reagim negativ ndaj një kolegu. Me armikun jam i ashpër, jo me demokratët”, – u shpreh ai, duke kujtuar se ka qenë një prej zërave që ka kërkuar të shmanget përçarja në radhët e partisë.

“Brenda partisë kam dy zgjedhje: O të bëj një hap pas, o të luftoj që të dëgjohem”

Duke komentuar situatën aktuale në PD, Paloka nënvizoi se çdo demokrat që kërkon të dëgjohet duhet të zgjedhë mes dy rrugëve: të tërhiqet ose të luftojë brenda strukturave. Ai tha se vetë ka zgjedhur më shumë rrugën e parë, duke evituar konfliktet.

“Nuk kam dalë shumë në sulm. Gjithmonë jam përpjekur që PD të mos ketë përçarje”, shtoi ai.

“Do të ketë ndryshime brenda PD-së gjatë javës që vjen”

Edi Paloka u tregua i rezervuar, por la të kuptohet se brenda PD-së priten zhvillime të rëndësishme:

“Do të pres edhe një javë, sepse gjatë kësaj jave pres ndryshime”, – theksoi ai.

“Në Durrës pashë djem të rinj që duan ndryshim”

Pavarësisht mungesës së propozimeve, Paloka vlerësoi pjesëmarrjen e të rinjve në foltoren e organizuar nga Salianji: “Pashë djem të rinj që duan të ndryshojnë diçka brenda PD-së”, – u shpreh ai. Ndryshe nga Berisha që tha se në takim kishte nga PS ose nga demokratët që kanë punuar kundër PD në zgjedhje. Por Edi Paloka tregohet i kujdesshëm pasi synon një PD me të fortë, bile radikale me Edi Ramën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 4720 (68.6%)
Jo 2162 (31.4%)

Vota totale: 6882