Edi Paloka përgjigjet nëse vazhdon koalicioni me LSI

KOHA JONE drejtoi tre pyetje nënkryetarit të PD-së, deputetit të zgjedhur të PD.
Pyetje1: A jeni më në koalicion me LSI kundër RAMES dhe PS?
Pyetje 2: LSI ka shigjetuar edhe PD për rezultatin e saj të dobët. Ju si mendoni?
Pyetje 3 : A do ketë protesta popullore këtë vjeshtë apo vetëm opozitë në Parlament?

Përgjigje Edi Paloka:

1-PD është dhe do jetë në koalicion me këdo, parti politike apo individ qoftë që kërkon rikthimin e demokracisë dhe rrëzimin e regjimit autokratik te Ramës.
2- Manipulimi i zgjedhjeve me çdo mjet e mënyrë nga partia-shtet është e vetmja arsye madhore pse ndryshimi i pritur nga shumica e shqiptarëve nuk u realizua me 25 prill.
3- Unë mendoj dhe e shpreha dhe në fjalen time në Kuvendin e PD, se vetëm lufta pa kompromis, në të gjitha kuptimet e fjales  “luftë” është zgjidhja për rikthimin e demokracisë në vend

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?