Edi Rama: Armiku nuk ka ikur. Thirrini mendjes, po vazhduat kështu do kthehet karantina!

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një video konferencë se situata me koronavirusin është emergjente. Ai deklaroi se numri i shtrimeve në spitale është më i lartë se në kulmin e pandemisë.

Kryeministri kërkoi përgjegjshmëri ndaj qytetarëve që sipas tij janë indiferentë ndaj rrezikut real. “Nuk dua ta përmend fjalën karantinë, por po vazhduam kështu situata do kthehet siç ishte”,– tha kreu i qeverisë.

Kryeministri tha se qytetarët nuk po respektojnë masat dhe as bizneset nuk po sillen siç duhet të silleshin në një situatë të tillë. “Trendi në rritje po vazhdoi këtu jo vetëm do na sjellë dëme, por do të na detyrojë të kthehemi mbrapsht, në karantinë deri në daljen e vaksinës. Do bëhemi njerëz dhe të respektojmë rregullat, apo do ta bëjmë si lopa që i bie me shqelm kovës së qumështit kur e mbush? Jam shumë i shqetësuar se nuk kam ndërmend të bëjë sehir kur dikush e ka harruar fare që armiku i padukshëm është në lëvizje. Në tre ditë kemi më shumë shtirme se sa në kulmin e pandemisë”, tha Rama.

VIDEO/Deklarata e kryeministrit Edi Rama për pandeminë

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/545834549632998/

SHKARKO APP