Kryeministri Rama insiston: As nuk më shkon në mendje të jap dorëheqje!

Në emisionin “Open” në TCH, kryeministri Edi Rama u pyet se a e ka menduar dorëheqjen. Edi Rama u përgjigj se nuk e ka menduar për shkak se nuk mund të tradhtojë qytetarët, të cilët i kanë dhënë mandatin.

“Unë kam një detyrë që ma ka ngarkuar shumica e shqiptarëve dhe qytetarët nuk i tradhtoj kurrë”, – ishte përgjigjja që dha Rama.

“Është e vërtetë që kam në politikë qysh në vitin 1998. S’kam qenë në nivelet më larta, por ministër Kulture dhe falë meje kjo ministri u bë e rëndësishme. Pastaj u bëra kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe falë meje u kthye Tirana në një qendër të rëndësishme si niveli i dytë i pushtetit. Pastaj u bëra kryetar i PS, kalova opozitën dhe sot jam këtu.

Nëse do kisha ndjesi se qeverisja po shkon jo mirë, nën sensin e objektivave dhe rezultateve dhe gjërat që duhen bërë, ose nëse do kisha ndjesinë e lodhjes do e kisha menduar, por s’kam as të parën as të dytën dhe mbi të gjitha kam sensin e palëkundshëm të detyrës ndaj njerëzve dhe do ta çoj këtë punë deri në fund”, – deklaroi Rama.

Ndërkohë lideri i opozitës Lulzim Basha deklaron se nuk do të lejojnë zgjedhje me 30 qershor, pasi do jenë zgjedhje farsë. Pa u larguar Rama nga kryeministër, opozita nuk ndalon se protestuari.

SHKARKO APP