Edi Rama, dje në mëngjes me Skenderbeun, kurse sot nxjerr kryqin si simbol

Dje Edi Rama, në pikë të mëngjezit, nxori bustin e Skenderbeut në facebook-un e tij. Ishte si një domëthënie për asamblistët dhe shqiptarët se “unë jam Gjergj Kastriot-Skenderbu i dytë”, ndaj kujdes ju kundërshtarë! Kush merret me përkthimin e mes rrjeshtave dhe fotove të Edi Ramës, tregon se ai gjithçka e nxjerr në funksion të një mesazhi që don të jap. Beson edhe vetë te ato që nxjerr!

Një ditë pas formimit të qeverisë së re për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar, kryeministri Rama ka zgjedhur këtë kult fetar të ndërtuar në vitin 1892 në Theth për të uruar mirëmëngjes ndjekësve në rrjetet sociale.

Dje postoi Gjergj Kastriotin, atletin dhe mbrojtësin e krishtërimit nga osmanët turq, ndërsa sot postoi Kishën me kryq, simbol i Europës. Mesazh se do jetë “atlet i Shqipërisë” nëpër Ballkan dhe më tej! Natyrisht me dinakërinë e këshilltarit besnik Endri Fuga, të gjitha këto “hiroglife politike”.

Komentet ndaj tij njohin plot supriza, kur ai poston kishën, komentuesit e pyesin për Elisa Spiropalin! Hajde popull, hajde!

Efektin e postimeve Edi Rama e dha dje, kurse sot sikur don të thotë: Jam Gjergj Kastriot- Skenderbeu i dytë! Ditën e parë pas shpalljes së qeverisë së re e organizon në Vlorë, tamam si Ismail Bej Vlora. 

Si i punon mendja!

Mbetet të pyesim: Po kush janë “turqit”, tani, sepse kryeministri Rama njihet si mik i Presidentin turk Erdogan?!

Dje nga Edi Rama

“dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga koleksioni i rrallë i thesarit të gjetur e të shpëtuar të artit shqiptar, me 66 vepra nga autorë të mirënjohur si Odise Paskali, Zef Kolombi, Vangjush Mio, Vilson Kilica etj. Pas restaurimit të plotë, këto vepra janë tanimë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në dispozicion për publikun si një ekspozitë e posaçme” (nga Edi Rama)

Image may contain: indoor
Image may contain: 1 person, indoor
Image may contain: indoor
Image may contain: indoor

Sot nga Edi Rama

 

SHKARKO APP