Edi Rama: Djerrinën që lanë pas në Dibër dhe Mat, këta të Djathtës së Rublave, po e punojmë ne!
Kryesore E Diel, 30 Tetor 2022 08:01
“MIRËMËNGJES
dhe nga Dibra e mrekullueshme, ku pas përhumbjes në braktisjen e gjatë deri kur nisëm së bashku përpjekjen tonë, kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e Djathta e Rublave, duke i falenderuar mijëra njerëzit që më pritën, më dëgjuan e më thanë gjëra me mend në dy ditët e kaluara së bashku, nga Bulqiza, në Mat, Klos e Peshkopi, ju uroj të gjithëve një të diel të bukur”- shkruan kryeministri Edi Rama në mëngjezin e kësaj të diele.
Kryeministri ndodhet prej tre ditëve në takime në zonën e Matit dhe Dibrës. Fotot dhe videot e tij janë bërë hit në rrjetet sociale.