Edi Rama: Do marr punëtorë nga Afrika se shqiptarët janë dembela!

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për marrjen e punëtorëve të huaj në Shqipëri, me argumentin se qytetarët shqiptarë janë dembelë që rrinë në kafe dhe nuk punojnë.

“Ka nisur ardhja punëtorëve të huaj në një vend ku shumëkush, ndër ata që thonë se duan punë duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po e marrin të huaj. Nuk ndodh vetëm në Shqipëri”, tha kreu i qeverisë gjatë prezantimit të programit ditën e sotme.

Disa projekte si spitali i Fierit dhe shtëpitë që po rindërtohen nga tërmeti po kryhen me punonjës nga Turqia dhe Afrika e Veriut. Prej kohësh qeveria “Rama” është akuzuar nga ekspertë të demografisë dhe opozita për një plan që lidhet me shpopullimin e vendit dhe hapjen e kufijve për fuqi punëtore nga vendet e Afrikës.

Çështja e emigrantëve që vijnë për punësim në Shqipëri lidhet jo me dembelizimin që pretendon kryeministri, por me faktin se fuqia punëtore vendase ka emigruar jashtë vendit.  Në tetë vite qeverisje janë më shumë se 500 mijë shqiptarë që janë larguar dhe pjesa e tyre të moshës 20 deri në 50 vjeç. Emigrimi është për shkak të keqqeverisjes dhe jo për shkak të dembelizimit, sepse të njëjtët njerëz që kryeministri i akuzon si dembelë këtu, në vendet e BE bëjnë pjesë të punëtorët të vlerësuar.

Nga ana tjetër, çështja e punëtorëve të huaj lidhet me dhe një lobim të fortë të kompanive kryesore në Shqipëri. Për shkak të pagave të ulëta, biznesmenëve afër qeverisë u intereson që të marrin punëtorë nga Afrika dhe jo qytetarë shqiptarë. Për këtë arsye dhe pak kohë më parë u ndryshua dhe ligji për lejen e qëndrimit të të huajve për arsye pune.

SHKARKO APP