Kryeministri Edi Rama: E sulmuat kot Sajmir Tahirin, ai doli i pafajshëm
Habit kryeministri. Edi Rama në emisionin te Sokol Balla në Vizion plus, i pyetur nga gazetarët, në lidhje me akuzat ndaj Sajmir Tahirit, tha se sulmet e medias dhe politikës ndaj tij dolën akuza boshe sepse prokuroria italiane e nxori të pafajshëm. “Sajmir Tahirin e sulmuat kot se ai është i pafajshëm”- tha kryeministri.
Më pas Rama shtoi se:Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinet në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani.
Më tej kryeministri, çuditërisht, barazoi punën e Sajmir Tahirit me Fatmir Xhafën. Rama shtoi se bëmë mirë që nuk lejuam arrestimin e Tahirit nga prokuroria se ishin sulme politike ndaj tij.
Me sa duket prokuroria shqiptare po shkon nën urdhërat e kryeministrit, pra do ta nxjerrë të pafajshëm.