Edi Rama ecën lagje me lagje, në këmbë, nëpër qytetin e Shkodrës (foto)

Kryeministri Rama ka dy ditë në Shkodër, ku mblodhi qeverinë dhe kryebashkiakët e vendit.

Por ajo që bie në sy mbetet se Edi Rama ka lëvizur lagje me lagje në këmbë nëpër qytetin e Shkodrës.

“Koha për një treg modern turistik për Shkodrën dhe një konvikt europian për nxënësit e shkollave profesionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forca Benet se duhet të bëjmë ça su bë 30 vjet dhe qeveria s’ka nga lun pa t’nimu me t’tan forcën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Se Shkodrën po s’e bame ne siç e ka meritu kaher, kush tjetër harroje se e ban sa jena gjallë”- shkruan Edi Rama për vizitën në Shkodër.

Një lëvizje të tillë për të parë nga afër situatën e qytetit më të rëndësishëm në Veri, Shkodrës, kryeministri nuk e ka bërë në asnjë qytet tjetër.

Pak me herët në një tjetër status, Rama shkruante: “Shkodërlocja në fjalët e Ernest Koliqit:

“Përhap lajmin e zgjimit rrezja e parë e

t’parat përshëndetje dridhen n’heshti l’letë,

e shpejt n’at lavdi, qe e vesh’ fare,

Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?