Edi Rama fillon sulmin nga Vlora ndaj kandidatit rival, Ben Blushi
Një ditë pasi Ben Blushi sulmoi Edi Ramën në emisionin e Sokol Ballës në Top Story, ka dalë Edi Rama në Vlorë në takimin me socialistët e qytetit bregdetar. Krejt takimi ishte organizuar vetëm për të sulmuar Ben Blushin, në lidhje me çka tha ia se mund ta drejtojë më mirë e në mënyrë kolegjiale PS-në. Blushi tha se qeverisja është e sëmurë dhe jo socialiste, por e një grupi përreth Ramës. Në PS kanë ardhur kriminelët dhe banditët të firmosur nga Edi Rama, tha dje Ben Blushi.
Kurse sot Edi Rama tha se disa përsona në PS që rrijnë, kritikojnë e shajnë nuk bëjnë gjë tjetër veçse janë kritikojnë dhe nuk bëjnë asgjë në këtë vend. Kryeministri foli se jemi forcë politike e progresit. Pa e përmendur me emër sepse ai “nuk komenton komentatorët” Rama tha se ka kritikë që e kanë të lehtë ta bëjnë këtë sepse qëndrojnë në pozicionin komod të sehirxhiut. Po ne kemi marrë përsipër misionin e vështirë të reformimit të këtij vendi, që është një mision shumë më i vështire, tha ai. Ai nuk guxoi ta permendë Blushin në asnjë rast, porse gjithçka nënkuptonte se kishte në shenjëstër kandidatin rival Ben Blushi.
Mitingu socialist ishte organizuar nga Koço Kokëdhima.