Edi Rama-fjalim triumfatori
Edi Rama foli sot në mbledhjen e Asamblesë së PS ku përcaktoi shinat, drejtuesit e lokomotivës së madhe socialiste dhe destinacionin, që mbetet viti 2030, pranimi i Shqipërisë në BE.
Ai ishte i qartë kur tha që në fillim se në listën e sigurtë të kandidatëve për deputetë nuk do të jenë ata që kanë me shumë se një mandat deputeti. Pra i bie që 2/3 e deputëtëve të sotëm do të luftojnë baltrave të fshatrave dhe në çdo rrugicë qyteti që të mbledhin vota për në koshin e madh të PS. Tha se ka disa përjashtime, por janë pak në raport me listën e madhe. Edhe vetë Rama nuk do të jetë në listën e sigurtë, çka dihet se do të jetë fitues, por u mbylli gojën atyre që kishin fjetur këto vite me idenë se do të futen te lista e garantuar. Pra nuk ka më “punon partia për mua”!
E dyta, Rama tha hapur se do të jemi të përgatitur për t’ia dorëzuar stafetën brezit të ri socialist, duke futur, sipas parashikimeve afro 50 % emra të rinjë në grupin e ardhshëm parlamentar të PS.
E treta, Rama blindoi Erion Veliajn me dy emra si Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun.
E katërta, Rama dërgoi mesazh me anë të Fatmir Xhafajt, se reforma në drejtësi nuk ka mbaruar, e ku mendohet se PS-ja në zgjedhjet parlamentare të pranverës së vitit 2025 do të marrë mbi 84 deputetë. Dhe me këtë PD që kemi opozitë Rama ka mundësi të kap 94 deputetë
E pesta, Rama dha një parashikim që me gjasa do ti dali se PD nuk do të marrë me shumë deputetë se sa mori në vitin 1997.
E gjashta, që mbetet e para, PS-ja e ka të sigurtë mandatin e katërt./S.P/