Rama në Stamboll: Shqipëria ka rezerva gazi dhe nafte të pashfrytëzuara
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Kongresin Botëror të Naftës që mbahet në Stamboll të Turqisë.
Në fjalën e tij, Rama ka bërë një pasqyrim të situatës në Shqipëri për vendburimet e naftës. Kryeministri tha se Shqipëria është një zonë naftëmbajtëse e pashfrytëzuar. Rama tha se Shqipëria ofron mundësi potenciale për investimet e kompanive ndërkombëtare të naftës.
Ai përmendi se pozicioni strategjik i Shqipërisë i jep mundësinë që të jetë një nga vendet ku kryqëzohen rrugët e projekteve të mëdha energjetike.
Rama tha se Shqipëria është pjesë e projektit TAP, një nga gazsjellësit me të rëndësishëm në rajon dhe më gjerë.
Rama u shpreh nga Stambolli se nafta gjatë shumë dekadave ka qenë një burim zhvillimi për vendin. Kreu i qeverisë tha se me potencialet e pashfrytëzuara, Shqipëria mund të shndërrohet në front i ri i naftës në botë. “Kemi një rritje të prodhimit të naftës, të blloqeve, gjithashtu të kapacitetit të rafinimit, duke qenë pse pjesa më e madhe e naftës bruto është ajo që kemi dhe çon drejt përmirësimit të sektorit të energjisë. Aktualisht ka shumë për të folur për Shqipërinë dhe për të ardhmen e shkëlqyer, ku ne do të jemi. Pas përfundimit të TAP, shpresojmë se do të jemi një mbështetje për BE-në dhe do ta zgjasim nëpërmjet degës adriatiko-joniane dhe një dege të dytë, Shqipëri-Kosovë-Serbi. A mund të bëhet Shqipëria një front i ri i naftës, kemi çdo mundësi, kemi rezerva nafte dhe gazi të pashfrytëzuara. Falenderoj presidentin Erdogan për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë që kemi”, u shpreh Rama.
VIDEO/FJALA KRYEMINISTRIT NË KONGERSIN BOTËROR TË NAFTËS
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154937182271523/