Edi Rama, u sulet gazetarëve: Ikni ore, pirdhuni ! (Shikoni videon)

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=-nG5MZrtglA” width=”560″ height=”315″]

 

Zakonisht Rama është i duruar me gazetarët. Bile shumëherë i pëlqen të bëjë shpoti apo batuta me to.  Por sot pasdite kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në selinë e PS-së me koordinatorë të partisë në qarqet, Lezhë, Dibër e Shkodër. Në përfundim të takimit ai nuk i është përgjigjur interesit të gazetarëve që ndodheshin aty, por disi nervoz e i besdisur prej tyre është shprehur kështu:

“Po ikni ore, a jeni në terezi ju. Çdo mbledhje pune që bëjmë ne këtu, ju në mes të shiut. Ikni ore bëni ndonjë punë tjetër”. Në fakt gazetarët këtë punë kanë, të ndjekin kudo kryeministrin e vendit. E jo vetëm atë.

Ose e thënë pak më shkurt e më bukur ai tha: Ik ore pirdhuni!

 

SHKARKO APP