Edi Rama hedh në Facebook: Nuk po vdisja të takoja Presidentin Donald Trump

Edi Rama ishte në Samitin e NATO-s, ku ndodhej edhe Presidenti amerikan Trump. Natyrisht një foto me Donald Trump bën xhiron e botës, aq me tepër në Shqipëri, kur sapo ka filluar fushata elektorale. Nuk mund të thuhet se Edi Rama nuk e donte një foto me Presidentin Trump, pasi edhe po tha, nuk besohet. Çdo kryeministër apo President shqiptar që mund të kishte mundësinë ta kishte afër Presidentin amerikan do të nxitonte për ti dhënë dorën apo për një foto.

Edi Rama e bëri te veten. Iu afrua, i ndejti pas, nxitoi në dy raste se mos i jepte dorën, por akoma nuk kemi foto. Duket se Presidenti Trump nuk fal kollaj kur e shajnë apo tallin publikisht siç bëri kryeministri Rama, në CNN, para se te takonte Presidentin Obama. Mundet që Trumpi, nëse do ti ofrohej pa leje Edi Rama edhe ta godiste, siç bëri me kryeministrin e Malit të Zi, i cili për fatin e tij të keq i zuri udhën dhe e pamë live se si përfundoi. Me një të shtyrë të fortë. Edi Rama e ka ditur se Donald Trump ka bërë edhe ndeshje fizike sportive në aktivitete sporti, ndaj nuk iu afrua shumë.

Por mospasja e një foto me Donald Trump e ka kthyer në Tiranë jo fort në humor kryeministrin Rama, çka në Facebook ndjekësit e tij e kanë ngacmuar si ky teksti që po botojmë.

Interesante është përgjigja e Ramës ku thotë se “askush (pra as ai e as unë) nuk po vdiste” për t’i shtrenguar duart. Zor se e beson njeri. Mbetet te pritet se Edi Rama duhet ta ketë një foto me të, por siç duket pret që të derdhet në sulm “katundi mediatiko-politik” dhe me pas ta botojë.

Po deri me 25 qershor, se pas kësaj date nuk i hyn më në punë, gjithnjë nëse e ka takuar…

SHKARKO APP