Edi Rama: I propozoj Bashës një zv/Kryeministër, por jo anëtar i PD
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar ofertën e re politike për kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ai tha se ato që i ka ofruar Bashës në takimin me Presidentit, ai nuk i ka parë as në ëndërr kur ishte në opozitë. Rama tha se i ka ofruar postin e zëvendëskryeministrit dhe atë të zv/ministrit të Brendshëm, zv/ministrit të arsimit dhe zv/ministrit të Shtetit, të cilët duhet të propozohen nga PD, por të mos jenë anëtarë të PD-së.
Rama tha se kjo ofertë garanton kontroll të imtësishëm të gjithë procesit zgjedhor dhe institucioneve që përfshihen në fushatë. Rama shtoi se oferta e 10 ditëve më parë me negociatorin David Mekallister nuk është më në diskutim. Sipas tij, Basha duhet ta pranonte këtë ofertë kur ju dha në tavolinë dhe jo më pasi, pasi ajo nuk vlen gjithmonë.
Oferta e Edi Ramës është diskutuar dje në Presidencë. Por Basha e ka dhënë një përgjigje për këtë negociatë të re. Në qëndrimet e mbajtura në çadrën e PD-së, Basha deklaroi se nuk mund të negocionte më për gjëra të tilla, për sa kohë që Kryeministrin u tërhoq nga oferta e mëparshme.
I pyetur për pasojat që do të ketë vendi nëse Partia Demokratike nuk futet në zgjedhje, Rama tha se nuk do të ndodhë asgjë. “Do të ketë një periudhë lëkundje 3 mujore, pastaj çdo gjë do të kthehet në normalitet. Asgjë nuk do të ndodh, mbajeni mend këtë që po them”,- tha Kryeministri Edi Rama.
Deklaratat kryesore të Kryeministrit në konferencën për mediat:
Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për mediat ashtu si e kishte njoftuar. Rama që në hyrje të fjalës së tij tregoi parandjenjat që e shoqëruan kur nisi Reformën në Drejtësi. Mendova tha Rama se PD do kundërshtonte kur të niste zbatimi por jo deri tek bojkoti dhe përpjekjet për destabilizim, duke përcarë koalicionin qeverisës. Shtruar para mediave, kryeministri Rama ka parashtruar situatën, duke e lidhur e quajtur protestën e opozitës një strategji surprizë.
“Frika nga Vettingu, PD tentoi percarjen e kolicionit, mikloi Metën”
Kryeministri Edi Rama që në hyrje të fjalës së tij tregoi parandjenjat që e shoqëruan kur nisi Reformën në Drejtësi. Mendova,- tha Rama se,- PD do kundërshtonte kur të niste zbatimi por jo deri tek bojkoti dhe përpjekjet për destabilizimin e koalicionit, duke tentuar përcarjen e PS-LSI. “Siç e dini Presidenti i Republikës dekretoi zgjedhjet më 18 Qershor me një dekret të fundvitit të kaluar dhe dua t’ju fus pak në botën tonë të partive politike dhe të lidershipeve politike për t’ju dhënë një ide sesi funksionon përgatitja drejt një beteje zgjedhore.
Kur bëhet e ditur data e zgjedhjeve të paktën në lidershipin tonë zhvillohet një punë e posaçme për të ndërtuar strategji dhe kjo punë bazohet në anketimet e publikut, në fokus grupet e ndryshme ku dëgjohen votues të PS, votues të majtë, të djathtë, të lëkundur apo votues që nuk marrin pjesë në zgjedhje. Dihet se se fokus-grupet ata që flasin nuk janë në dijeni se kush po i pyet dhe merret një material goxha i gjerë për të kuptuar përshtypjet lidhur me partitë politike e pritshmëritë pastaj mbi këtë bazë dhe duke ndërvepruar në grupin që ndërton strategjinë, përcaktohet strategjia, mesazhet, kalendari i përshkallëzimit të aksionit politik deri ditën e zgjedhjeve dhe mënyra sesi shfaqen njëri pas tjetrit, mesazhet dhe blloqet e ndryshme të strategjisë.
Ne bëmë kalendarin tonë dhe filluam punën tonë për zgjedhjet e 18 qershorit, duhet t’ju them se kam pasur një parandjenjë të fortë dhe e kam ndarë me miqtë, në kohën kur votohej reforma në drejtësi që pika e lidhur me Vettingun do të na sillte probleme. Konkretisht në të gjitha nivelet e përzgjedhjes që i takojnë parlamentit, bëjnë pjesë në sistemin e ri të drejtësisë ka një barazi 50% me 50% mes shumicës e pakicës në Kuvend, por në të gjitha rastet nuk ka një mundësi bllokimi se ka një mundësi si shorti.
I vetmi zë në këtë listë punësh në Kuvend për të përzgjedhur njerëzisht ku mekanizmi zhbllokues është Vettingu. Kam ndarë shqetësimin se PD do kapej për zbatimin e reformës në drejtësi.
Unë e kam pritur, por nuk e kam pritur bojkotin e parlamentin dhe lidhjen e këtij halli, frikës nga Vettingu me zgjedhjet. Që do të thotë se kundërshtari, përkatësisht PD bëri një lëvizje suprizë dhe mori përsipër në kuadër të strategjisë së vet një aksion shumë të rrezikshëm për vetveten, por jo pa asnjë shans për të pasur sukses. E dinë të gjithë se shansi për të pasur sukses ishte për të destabilizuar koalicionin dujke u përpjekur të përçajë Ilir Metën dhe mikluar atë.
E dija që nuk do funksiononte sepse duke njohur Metën dhe LSI kam qenë i bindur që në sekondën e parë të gjitha përpjekjet e bëra nga Meta ishin pjesë e filozofisë së tij, por jo ashtu sic u lexua rëndom dhe u komentua rëndom nga ata që donin çarjen e koalicionit përpjekje për të carë koalicionin. Dhe bëri çdo përpjekje për të shkuar përtej asaj vijës që nuk duhej kapërcyer nga askush në koalicionon tonë dhe përpjekjet kulmuan me adresimin që ai bëri duke shfrytëzuar marrëdhënien personale me Presidenin e PPE dhe personalitetet të tjera duke i ftuar të jenë ata që do bënin përpjekjen e fundit për të tërhequr PD në rrugën e arsyes”, tha Rama.
Rama rrëfen prapaskenat: Si refuzoi Basha ofertën McAllister
Kryeministri Rama rrëfeu edhe prapaskenat e negociatave të 25 prillit në prani të zyrtarëve gjermanë David McAllister dhe Knut Fleckenstein. Rama u shpreh se kryetari i PD refuzoi platformën pasi iu kërkua nga maxhoranca të votonte fillimisht ligjin e Vettingut në Kuvend.
Rama theksoi gjithashtu se Basha dështoi në përpjekjet e tij për të përçarë koalicionin qeverisës PS-LSI.
“Strategjia e PD, faktikisht filloi të nxirrte ujë nga të gjitha anët, ndërkohë që strategjia jonë për të shkuar drejt 18 qershorit funksionoi dhe funksionon.
Përpjekja për kompromis nga ana e miqve tanë përmes miqve të PD-së, patëm në tavolinë një platformë e cila u pranua nga ne në harkun e 30 sekondave, qoftë nga Meta, qoftë nga unë. Pati një takim McAllister dhe Fleckenstein me PD-në dhe u organizua takimi i famshëm, apo famëkeq, i pallatit të Kongrese. Famëkeq sepse t’iu them të drejtën s’e kam ndjerë ndonjëherë veten më keq pasi dy përfaqësues politik të partive më të mëdha, vijnë në një ndërtesë dhe shkojnë në dhoma të ndryshme me një gjerman njëri dhe me një gjerman tjetri. Basha nuk pranonte të ulej në tavolinë pa pasur dorëheqjen time të firmosur.
Përveç platformës u vunë edhe dy pika si mundësi kompromisi, njëra ishte mundësia për të shtyrë zgjedhjet deri në datën 16 korrik dhe tjetra për disa figura në qeveri me ministra teknikë që mund të garantonin sipas atyre që e kishin formuluar këtë propozim, më shumë opozitën. Meta e ka pranuar menjëherë, unë jam shprehur kështu: nuk i pranoj dhe nuk i refuzoj, por jam gati të diskutoj me kushtin që PD të votojë Vettingun. Nëse votohet Vettingu edhe këto të tjerat mund t’i diskutojmë. Kam nënvizuar se nuk mund të ketë shtyrje zgjedhjesh përtej asaj që lejon kushtetuta dhe Kodi, brenda qershorit.
Në atë moment Basha ka ikur nga Pallati i Kongreseve duke refuzuar këtë kompromis.
Për mua politika është shah dhe shahu ka ligësitë e veta, ka një strategji të tërë dhe lëvizje pas lëvizje fillon plani të shpaloset dhe kur plani zbulohet nga kundërshtari, kundërshtari është mat. Sot jemi në kushtet kur nuk mundet dot të harrojmë se në fund fare nuk jemi këtu një palë që përveç të gjkitha të tjerave do të bëjë edhe babysiter e palës tjetër dhe një palë që thotë prisni se jam dhe unë. Dhe do të fillojmë lojën nga e para m.q.s nuk e dija që ishte shah dhe luajta si poker, nuk funksionon. Ka pasoja të rënda për PD-në, por nuk janë çështja ime. PD dhe PS janë kundërshtarë. Nuk di ndonjë lloj sporti as ndeshje politike në histori ku njëri kundërshtar i qan hallin kundërshtarit tjetër dhe kundërshtari tjetër i thotë më të fortit s’je këtu për të mundur, por të më bësh mua të fitoj. S’e di ku zhvillohet dhe ku bëhet…
Di që në cilësinë e kryetarit të PS mund të them se strategjia jonë ka funksionuar perfekt dhe strategjia e PD ka dështuar me sukses. PD hyri në një aventurë për të marrë peng qeverinë e vendit, qeverinë e zgjedhur me 1 mln vota, për të marrë peng reformën në drejtësi që kërkohet nga 93% e shqiptarëve, për të marrë peng procesin zgjedhor, me idenë që e vetmja alternativë ku PD mund të barazohej me ne është kaosi, sepse në një proces normal zgjedhor PD nuk ka asnjë shans të mundë koalicionin tonë”.
“Frika nga Vettingu, PD tentoi percarjen e kolicionit, mikloi Meten”
Kryeministri Edi Rama që në hyrje të fjalës së tij tregoi parandjenjat që e shoqëruan kur nisi Reformën në Drejtësi. Mendova,- tha Rama se,- PD do kundërshtonte kur të niste zbatimi por jo deri tek bojkoti dhe përpjekjet për destabilizimin e koalicionit, duke tentuar përcarjen e PS-LSI.
“Siç e dini Presidenti i Republikës dekretoi zgjedhjet më 18 Qershor me një dekret të fundvitit të kaluar dhe dua t’ju fus pak në botën tonë të partive politike dhe të lidershipeve politike për t’ju dhënë një ide sesi funksionon përgatitja drejt një beteje zgjedhore.
Kur bëhet e ditur data e zgjedhjeve të paktën në lidershipin tonë zhvillohet një punë e posaçme për të ndërtuar strategji dhe kjo punë bazohet në anketimet e publikut, në fokus grupet e ndryshme ku dëgjohen votues të PS, votues të majtë, të djathtë, të lëkundur apo votues që nuk marrin pjesë në zgjedhje. Dihet se se fokus-grupet ata që flasin nuk janë në dijeni se kush po i pyet dhe merret një material goxha i gjerë për të kuptuar përshtypjet lidhur me partitë politike e pritshmëritë pastaj mbi këtë bazë dhe duke ndërvepruar në grupin që ndërton strategjinë, përcaktohet strategjia, mesazhet, kalendari i përshkallëzimit të aksionit politik deri ditën e zgjedhjeve dhe mënyra sesi shfaqen njëri pas tjetrit, mesazhet dhe blloqet e ndryshme të strategjisë.
Ne bëmë kalendarin tonë dhe filluam punën tonë për zgjedhjet e 18 qershorit, duhet t’ju them se kam pasur një parandjenjë të fortë dhe e kam ndarë me miqtë, në kohën kur votohej reforma në drejtësi që pika e lidhur me Vettingun do të na sillte probleme. Konkretisht në të gjitha nivelet e përzgjedhjes që i takojnë parlamentit, bëjnë pjesë në sistemin e ri të drejtësisë ka një barazi 50% me 50% mes shumicës e pakicës në Kuvend, por në të gjitha rastet nuk ka një mundësi bllokimi se ka një mundësi si shorti.
I vetmi zë në këtë listë punësh në Kuvend për të përzgjedhur njerëzisht ku mekanizmi zhbllokues është Vettingu. Kam ndarë shqetësimin se PD do kapej për zbatimin e reformës në drejtësi.
Unë e kam pritur, por nuk e kam pritur bojkotin e parlamentin dhe lidhjen e këtij halli, frikës nga Vettingu me zgjedhjet. Që do të thotë se kundërshtari, përkatësisht PD bëri një lëvizje suprizë dhe mori përsipër në kuadër të strategjisë së vet një aksion shumë të rrezikshëm për vetveten, por jo pa asnjë shans për të pasur sukses. E dinë të gjithë se shansi për të pasur sukses ishte për të destabilizuar koalicionin dujke u përpjekur të përçajë Ilir Metën dhe mikluar atë.
E dija që nuk do funksiononte sepse duke njohur Metën dhe LSI kam qenë i bindur që në sekondën e parë të gjitha përpjekjet e bëra nga Meta ishin pjesë e filozofisë së tij, por jo ashtu sic u lexua rëndom dhe u komentua rëndom nga ata që donin çarjen e koalicionit përpjekje për të carë koalicionin. Dhe bëri çdo përpjekje për të shkuar përtej asaj vijës që nuk duhej kapërcyer nga askush në koalicionon tonë dhe përpjekjet kulmuan me adresimin që ai bëri duke shfrytëzuar marrëdhënien personale me Presidenin e PPE dhe personalitetet të tjera duke i ftuar të jenë ata që do bënin përpjekjen e fundit për të tërhequr PD në rrugën e arsyes”, tha Rama.
Rama: Opozita ka qarë zgjedhjet që nuk kanë ndodhur
Rama u shpreh se opozita ka bërë një mal akuzash për zgjedhje që nuk janë bërë, por ai theksoi se shqetësohen vetëm për probleme reale.
“Ne nuk kemi bërë zgjedhje si qeveri deri më sot, jemi këtu nga zgjedhjet që ka organizuar PD. Dhe PD ka kohë që ka filluar të qajë për zgjedhjet që nuk kanë ndodhur. Një mal akuzash për zgjedhje që nuk janë bërë. Historitë me narkorepublikën, me dreqin dhe shejtanin janë strategjia e PD përkthyer në mesazhe për ata që i besojnë, nuk kanë lidhje me mua. PD mund të botojë edhe në gazetën e Fahriut të Serbisë në faqe të parë që unë drejtoj narkorepublikën, punë e saj. Me ne ka lidhje pjesa e adresimeve objektive që duhen adresuar që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme më lirë si asnjëherë”, tha Rama.
Përfshirja e mësuesve dhe nxënësve në fushatë, Rama: S’e lejojmë
Kreu i qeverisë theksoi se nuk do të lejojë që në zgjedhje të përfshiheshin nxënësit e mësuesit dhe u shpreh se nuk do të përdoren çështje si legalizimet në fushatë zgjedhore.
A ka një problem në zgjedhjet në Shqipëri mes atyre që kanë në dorë qeverinë dhe opozitën?
Patjetër që ka, ka pasur gjithmonë. Ju kujtohet kur në momentin e fundit Berisha u kuturis të hapte një tunel që ra pas zgjedhjeve. Qeveria ka instrumente që nuk i ka opozita. Ne morëm një kritikë konkrete në zgjedhjet lokale të 2015-ës, përdorimi në zgjedhje i legalizimeve. Ata që janë në pushtet kanë logjistikë, kanë makina, kanë asete që janë përdorur historikisht në zgjedhje. Shembullin më të shëmtuar të aseteve në zgjedhje e ka dhënë Saliu me Lulin. A ka arsye për tu shqetësuar për përdorimin e nxënësve dhe mësuesve në zgjedhje? Nuk mund të përsëritet historia e Saliut që mbylleshin shkollat dhe ata shkonin e duartrokisnin Jozefinën e Saliun. Nuk përsëritet historia me Saliun që u thoshte fëmijëve në shkolla e u thoshte sa i rrezikshëm është Rama. Zakonet dalin me shpirtin dhe pavarësisht vullnetit tonë absolut për të mos përfshirë mësuesit e nxënësit, janë gjëra që ndodhin si rasti i mësueses në Kavajë që u tha nxënëseve të dalin se vjen Rama, ajo u përjashtua”, tha Rama.
Rama: A një arsye për tu shqetësuar për Policinë?
Kryeministri nënvizoi se policia nuk ka qenë kurrë problem në menaxhimin e procesit zgjedhor.
“Mendoj se nuk ka, sepse nuk ka pasur as më parë. Në 2009 kemi pasur zgjedhje që pollën një çfarë por policia nuk ka qenë pjesë e ankesave tona. Në 2011 në Tiranë kishte zgjedhje e as atëherë nuk ishte pjesë e ankesave. Policia si trup është shkëputur nga zgjedhjet në Shqipëri”, tha Rama.
PYETJE-Z.Rama, jeni i gatshëm të dorëhiqeni?
Në demokraci qeveris ai që fiton dhe fituesi është i pari. Ne ishim, jo koalicioni i parë, por një koalicion që morëm një lemeri votash. Që do të thotë se është e ndarë kjo punë dhe nuk jemi thirrur të tregojmë si funksionon demokracia. Nëse ka raste, kemi në ndonjë vend fqinj ku tentohet rishpikja e demokracisë. Këto janë raste famëkeqe që nuk sjellin asnjë të mirë. Në demokraci vendos shumica dhe pakica duhet të marrë vetëm një gjë, garancitë që në garë do të jetë e barabartë me shumicën. Pakica nuk mund t’i imponojë shumicës ndërrimin e pushtetit në tavolinë. Është shumë e rëndësishme të nënvizohet, s’bëhet fjalë për një lojë me top me porta të vogla te fusha e qymyrit, as për një lojë basketbolli ku Agim Fagu thoshte 5-shja e parë, unë po shkoj me këta kalamajtë dhe të shohim kush fiton. Këtu bëhet fjalë për përgjegjësi. Qeveria është përgjegjësi dhe pavarësisht se jeta politike mund të fokusohet në një temë, qeveria ka shumë tema me të cilat merret. Nga axhenda ime në zyrë, 30% i zë politika, 70% puna. S’mund të lihet qeveria si një makinë pa shofer dhe pa motor e të dalim në fushë e të lozim me top.
PYETJE-Duke pasur parasysh se z.Basha erdhi të luaje më ju në Presidencë, erdhi pasi ju deklaruat se pranoni propozimet e eurodeputetëve. Ç’të keqe kishte që edhe në tryezën e djeshme ta lejonit kundërshtarin të hante oficerin, propozimin për katër ministra teknikë? Pse nuk e propozuat edhe dje?
Kam thënë mund ta diskutojmë, jo ta pranoj. Jam i gatshëm ta diskutoj, jo ta pranoj. I kam bërë një propozim duke marrë me sinqeritetin më të madh pozicionin kur isha në opozitë. Ç’a do ishte ajo që do na bënte punë…Dhe propozimi është shumë i sinqertë dhe mekanizmi është funksional. E dyta, unë s’është se s’kam qejf ta quaj ngërç, unë thjesht e quaj siç e shoh, krizë nervore e PD-së, sepse krizë politike do të ishte nëse do të ishim në kushtet kur ne, shumica, do ishim duke penguar opozitën me instrumentet e shumicës që të ndikonte për mirë në rregullat e lojës. Sot mbyllet parlamenti, ku opozita duke qenë sa gjysma e shumicës, ka folur dyfishin e shumicës. Është i pari parlament ku lideri i opozitës ka folur trefishin e liderit të shumicës. Ndërsa ju e kuptoni se një nga pikat me PD-në ka qenë e drejta e liderit të opozitës për të replikuar me kryeministrin sa herë paraqet ligjet. Ne, sapo erdhëm ndryshuam rregulloren siç do ta donim vetë kur ishim në opozitë. Por falë kryetarit të Kuvendit që thotë se ka dobësi të madhe për doktorin, u bë parlamenti një klub që merrte fjalën kush kishte më pak zor për të marrë peng një proces legjislativ që ka funksionuar në komisione, por asnjë ditë në sallë. S’kemi folur dot për ligje në sallë, pasi parlamenti u bë çadër.
PYETJE-Ju çfarë do bëni?
Çfarë do bëjmë ne? Do bëjmë zgjedhje më 18 qershor. Ne respektojmë lojën demokratike dhe të drejtën e popullit për të gjykuar në ditën e popullit.
PYETJE-A ka PS ndërmend të tërheqë kandidatin për Kavajën?
Për ne, sfida është 18 qershori. Në Kavajë, nënkryetari i bashkisë garon me një tjetër të pavarur, por s’ka garë me kundërshtarë dhe konkretisht me përfaqësues të PD. Nëse PD mendon që 7 maji mund të jetë okazioni i jetës për të treguar sa në gjendje është të bëjë rrëmujë, është një tjetër shprehje e krisës nervore të PD. Për ne, 18 qershori është data, 7 maji është një datë për konfirmimin e atij që drejton sot Kavajën. Ndaj, unë nuk mendoj për 7 majin si datë për të bërë në Kavajë një ballafaqim fizik. Mendoj për 7 majin si afatin e tej fundit të PD për t’u regjistruar në zgjedhje. Dhe këto dy ditë, PD duhet t’i përdorë për të marrë garancitë që i jep mekanizmi ynë, i propozuar prej nesh dhe për të hyrë në zgjedhje që të mos e kompletojë me duart e veta vetëvrasjen që ka organizuar e pavetëdijshme që po hyn në një rrugë pa krye, dukje bërë një blof spektakolar që faktikisht nuk funksionon. S’më shqetëson 7 maji si moment kur PD tenton të provojë sa është në gjendje të çmendet, por më shqetëson nevoja për t’i garantuar PD-së një mekanizëm kontrolli të brendshëm të shtetit në zgjedhje. Kur e shoh të plotësuar këtë nevojë, nëse PD do të garantojë zgjedhjet, le ta marrë këtë ofertë. Të përcaktojë njerëzit. Kur isha unë në opozitë as e imagjinoja një gjë të tillë.
Rama: 68% e shqiptarëve nuk duan shtyrjen e zgjedhjeve
Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferencës së shtypit me gazetarët se zgjedhjet e 18 nuk do të shtyhen.
Kreu i qeverisë iu referua një sondazhi sipas të cilit 68% e shqiptarëve nuk duan shtyrjen e zgjedhjeve.
Rama kërkoi edhe nga mediat të bëjnë anketa për PS dhe PD nëse kanë rënë apo janë rritur në mbështetje.
“68% e shqiptarëve nuk duan shtyrjen e zgjedhjeve. Mbi 70% e shqiptarëve, votues ose jo votues tanët, janë të bindur se kjo është lojë për të mos lejuar zbatimin e reformës në drejtësi. Bëni sondazhe që të shikoni sot, a është e vërtetë që PS është më lart se në 2013-ën apo jo?
A është PD më poshtë se në 2013-ën, apo jo? A është e vërtetë që 50% e votuesve të PD deklarojnë se nuk shkojnë pas kësaj marrëzie?
Dhe për të gjitha këto, më vjen keq, por dikush duhet të paguajë kosto Dhe koston e paguan ai që ndërmerr atë strategji dhe jo të tjerët, aq më pak vendi.
Dhe arsyeja pse ne shkuam dhe bëra propozimin në fjalë është për shkak të çështjeve objektive që i kemi vuajtur edhe ne. PD është në krizë lidershipi, programi, skuadre, krizë totale ku është prej vitesh”, u shpreh Rama.
“Opozitën e prodhon liria, jo PD-ja”
Sa i takon bojkotit të PD, Rama tha se opozitën nuk e prodhon kjo forcë politike por janë zgjedhjet e lira ato. Kreu i qeverisë nënkuptoi Kuvendi i ardhshëm, nëse PD nuk merr pjesë, do të ketë edhe opozitën e dalë nga zgjedhjet.
“Ne jemi këtu për të garantuar që kushdo forcë politike të ketë sy në proces dhe sa për opozitën pa opozitën, mos u bëni naivë, është liria që e prodhon opozitën, s’është PD që prodhon lirinë. Ka pasur parti shumë më të mëdha se PD që janë katandisur në zhurma statistikore. Të jeni të sigurt që opozitë në Shqipëri do të ketë gjithmonë përsa kohë do të ketë liri dhe zgjedhje“.
vijon…
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154715824136523/