Edi Rama: Jam gati për dialog pa kushte me PD. Vendi nuk do mbetet pa opozitë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot pas seancës së Kuvendit zhvillimet politike në vend. Rama u shpreh se ishte i gatshëm të takohej në çdo kohë me kreun e Partisë Demokratike për të diskutuar për mosmarrëveshjet.

Kreu i qeverisë u shpreh se që në fillim nuk ka qenë kundër dialogut . “Jemi gati të ulemi në dialog me opozitën pa asnjë kusht. Dialogu është domosdoshmëri. PD-ja nuk duhet të ketë frikë nga dialogu”,- tha Kryeministri.

Kreu i qeverisë u pyet nga mediat nëse ishte gati të vepronte siç ka deklaruar eurodeputeti Eduard Kukan, i cili tha se Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha duhen mbyllur në një dhomë derisa të arrijnë marrëveshje.

“Jam gati të shkoj në çdo vend dhe dhomë ku Basha ndjehet më komod”,- tha Rama. Pavarësisht ftesës për dialog, Rama theksoi se nuk shihet ndonjë krizë politike në vend. Ndërsa për bojkotin e PD në zgjedhjet e 18 qershorit, kreu i qeverisë u shpreh se vendi nuk do të mbetet pa opozitë.

Kreu i qeverisë ka folur dhe për zgjedhjen e kreut të shtetit. Rama la të kuptohej se zgjedhja e presidentit do të jenë në dakordësi me LSI. “I takon këtij koalicioni dhe për më tepër aksit strategjik të këtij koalicioni PS-LSI të përcaktojë zgjedhjen më të mirë”,- tha Edi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se nuk bëhet fjalë për “krizë politike apo shoqërore, por për krizë të PD-së”.
Në lidhje me koalicionin, Rama tha se nuk ka shqetësim për “ecurinë e mëtejshme të një procesi bashkëpunimi e partneriteti”.

Prononcimi i plotë i Kryeministri:

Pyetje: Situata është në krizë…?

Rama: Besoj që është përsëri momenti për të këmbëngulur për dialog, ka një nisëm të Presidentit, që ne

e kemi përkrahur pa ngurrim, jemi të gatshëm që të ulemi në tryezë pa kushte. Sikur ndodhi edhe më parë, përsëri ka një vonesë, që shpresoj mos jetë vonesë që paralajmëron dështimin.

Është e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë që dialogu është preferenca e parë, koha nuk pret, PD dhe kryetari i saj nuk duhet të kenë frikë nga dialogu dhe tryeza ku partitë të shpresin pikëpamjet t tyre dhe këmbimi i opinioneve që mund të sjellë progres.

Është frikë e pajustitueshme në raport me ndërkombëtarët dhe zgjedhësit e PD. Jemi në një situatë ku po rritet vëmendja e miqve tanë të huaj, jo për mirë, por se askush nuk e precepton se cfarë do me thënë dhe ata presin të kryesjmë zgjedhje të lira në datën e përcaktuar.

Pasi askush nuk e përcepton çfarë është kjo që kërkohet, por kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme më 18 qershor.

Jeni gati të mbylleni në një dhomë siç deklaroi dhe eurodeputeti Kukan…?

Dhoma të jetë me oxhak, jam gati të shkoj në çdo godinë e dhomë ku kryetari i PD ndjehet në komoditetin e tij për të zhvilluar dialog.

Për Presidentin e ri do të bashkoni votat…?

Ju e keni parë besoj që në gjithë këtë proces unë jam i qetë sepse nuk shoh krizë politike dhe as shoqërore, por një krizë dramatike të PD dhe të gjithë jemi të shqetësuar dhe që PD të dalë nga qerfulli ku ka hyrë. Bashkëpunimi dhe parteritteti do të konfirmohet në momentin e duhur, por në të gjitha rastet ku vend ka zot, që është populli dhe duhet të bëjë zgjedhjen e vet.

Ju kam thënë që i takon këtij koalicioni PS­LSI që të përcaktojë dhe me vullnetin e plotë për tu hapur me palët e tjera për një President dinjitoz dhe përfaqësues.

Unë nuk kam frikë nga bashkëpunimi për reformat, institucionet. Do të konfirmohet. Më 18 qershor vendos sovrani.

A të shqetëson fati që opozita nuk do marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme?

Opozitën e prodhon liria, nuk kam shqetësim nëse Kuvendi do të mbetet pa opozitë nëse PD nuk futet në zgjedhje. Mandatin e dytë e përcakton populli shqiptar më 18 qershor.

Nga buron qetësia…? A ka një marrëveshje me LSI?

Qetësia ime përcaktohet nga vetëdija që kemi bërë shumë dhe kemi edhe shumë dhe mesi prezim të flasim me shqiptarët dhe fushata ka filluar edhe pse jo zyrtarisht. Nuk shoh arsye për shqetësim.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154650664341523/

SHKARKO APP